Veseli nga “Kroi i Vitakut”: Nuk ka dy Mitrovica, por vetëm një

Veseli nga “Kroi i Vitakut”: Nuk ka dy Mitrovica, por vetëm një

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Mitrovicë ku bashkë me kandidatët për kryetarë të komunave të veriut nga kjo parti kanë nisur fushatën zgjedhore.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në katër komunat në veri ka filluar nga shtëpia e Ali Kadriut në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Veseli ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatët e PDK-së duke ftuar qytetarët pa dallim, që t’i bashkohen platformës së kësaj partie pasi siq tha ai do të thotë jetë më dinjitoze për qytetarët dhe komunikim më i mirë mes tyre.

Lideri i PDK-së tha se ka vetëm një Mitrovicë dhe ashtu do të jetë përgjithmonë anipse përkohësisht ka qenë në dy njësi administrative.

Ai bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve gjatë fushatës dhe jo assesi ndarje mes vete. Veseli ka potencuar se PDK-ja  është në këtë garë zgjedhore me kandidatët e saj, për të dërguar një mesazh të qartë se çdo pjesë e territorit të vendit është i njëjtë ku kjo parti konkurron me përgjegjësitë e saj para të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai tregoi edhe pse kanë vendosur që të garojnë edhe me kandidatë të PDK-së. Sipas tij me këtë kanë dashur të përçojnë një mesazh për qytetarët e Kosovës.

Veseli tha se do të vazhdojë një iniciativë e nisur më herët e që kishte mbetur në gjysmë.

Ndërsa, përfaqësuesi I ‘Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli, duke falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme, tha se PDK-ja është i vetmi subjekt që ka kontribuuar në rindërtimin e shtëpive dhe kthimin e shqiptarëve në atë pjesë.

Zgjedhjet në katër komunat e veriut mbahen më 19 maj ndërsa PDK kandidon me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi Mitrovicë e Veriut, Shaqir Hetemi Leposaviq, Hysen Mehmeti Zubin Potok dhe Ilir Peci Zveçan.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 20:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.