Veseli: Nuk do të preket asnjë milimetër e territorit të Kosovës

Veseli: Nuk do të preket asnjë milimetër e territorit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i lider i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar dhe një herë se asnjë milimetër e territorit të shtetit të Kosovës nuk do të preket dhe se nuk do të lejohet që të ketë një pushtet të tretë Republika Serbe në Kosovë.

Duke përmendur dialogun me Serbinë, Veseli tha se do të angazhohen me politika vizionare që të arrijnë një paqe të qëndrueshme me shtetin fqinj.

Kryetari i PDK-së, gjithashtu u shpreh i vendosur se Serbia do të përgjigjet për gjenocidin dhe krimet që i kanë bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, por në të njëjtën kohë, sipas tij, duhet të mendohen dhe për një të ardhme më të mirë.

Këto komente, Veseli i bëri gjatë një takimi me strukturat e reja në Skenderaj, ku iu premtoi atyre se nëse e ketë përkrahjen, në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë të papunë dhe Kosova do të krahasohet me çdo vend evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2019 19:59
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.