Veseli pas takimit me Apostolovan: PDK opozitë për qytetarin e shtetin

Veseli pas takimit me Apostolovan: PDK opozitë për qytetarin e shtetin

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë një opozitë që në qendër të veprimtarisë të saj ka zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës.

Ai ka komentuar në rrjetin social Facebook pas takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

“Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Nataliya Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 16, 2019 20:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA