Veseli: Shqiptarët në veri të dielën të dëshmojnë se janë e do të jenë aty

Veseli: Shqiptarët në veri të dielën të dëshmojnë se janë e do të jenë aty

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatët për kryetarë të komunave veriore të Kosovës kanë bashkëbiseduar me qindra qytetarë shqiptarë për rëndësinë e daljes masovike të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës.

“Ka shumë rëndësi dalja e gjithë shqiptarëve në zgjedhje në komunat e veriut. Duhet të dalin unik të gjithë në zgjedhje. Është mesazh dalja masovike e shqiptarëve në këto zgjedhje sepse tregon se shqiptarët janë aty dhe do të jenë gjithmone në pronat e tyre. Ne do të vazhdojmë projektet konkrete për të rindërtuar të gjitha shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga pronat e veta”.

Kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave në veri i siguruan qytetarët se do të punojnë në interes të zhvillimit të komunave të tyre dhe në kordinim e me mbështetje të institucioneve qendrore do të realizojnë pojekte e investime kapitale.

Ministri i Financave Bedri Hamza, njëherit kryetar i PDK-së në Mitrovicë, i siguroi qytetarët e komunave të veriut se do ta kenë përkrahjen e plotë në realizimin e gjitha projekteve të tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.