Vetëm 3 javë kohë për operën e parë shqiptare

Vetëm 3 javë kohë për operën e parë shqiptare

“Skënderbeu”, opera e parë shqiptare që do të realizohet nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë, mund të nisë me provat javën e ardhshme (7 nëntor). Për këtë projekt të prezantuar që në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës, prej disa muajsh nuk po arrihet që të nënshkruhen kontratat dhe të fillohet me provat.

Edhe pse është prezantuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme për kulturën shqiptare dhe të programit për shënimin e Vitit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, premiera e së cilës duhet të jetë më 28 nëntor – që do të thotë se nëse provat nisin më datë 7 nëntor, brenda një afati rekord prej 21 ditëve do të duhet që të vihet në skenë kjo operë. Arsyet për të cilat u bllokuan procedurat nuk janë komentuar, si nga ish drejtori i OBM, Qazim Asotiq, ashtu edhe nga Ministria e Kulturës, për këtë projekt që realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, por që nuk figuron si pjesë e Programit vjetor të Operës.

Fillimisht ideja për të realizuar këtë projekt nënkuptonte angazhimin e një numri të madh koristësh dhe artistësh të skenës, skenografisë grandioze dhe kostumeve të shtrenjta. Do të bazohej tek kryesisht tek poema e Naim Frashërit “Skënderbeu”, por në ndërkohë si buxheti ashtu edhe të tërë elementët e tjerë kanë pësuar ndryshime, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara.

Opera është kompozuar nga Fatos Lumani, libreti nga Arjan Krasniqi dhe është konceptuar mes të tjerash edhe si një kolazh nga vepra të shkruara për heroin kombëtar dhe me regji të Qëndrim Rijanit. Hollësitë për koston e  këtij projekti, ansamblin e koristëve e këngëtarëve akoma nuk janë bërë publike. “Skënderbeu” i OBM është opera e parë me tematikë nga jeta e heroit kombëtar e kompozuar nga një kompozitor nga Maqedonia, por e dyta që realizohet nga një autor shqiptar.

Deri tani njihen vepra e  Preng Jakovës, i cili në vitin 1966 kompozoi operën “Skënderbeu”, me libret të shkruar nga Llazar Siliqi dhe bazuar tek vepra e Marin Barletit. Ishte e njëjta pjesë që u shfaq gjashtë vjet më parë në Shkup në OBM me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Për heroin kombëtar janë shkruar edhe dy opera të tjera të kompozuara në shekullin e XVIII-të, në Itali dhe Francë. E para është realizuar nga kompozitori Antonio Vivaldi dhe libretisti Antonia Salvi, ndërsa e dyta “Skënderbeg- Tragjeditë” nga Rebek dhe Frankër dhe libret të Mote. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 31, 2018 19:50

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE