Vetëm këto katër skuadra mund ta paguajnë klauzolën e Messit

Vetëm këto katër skuadra mund ta paguajnë klauzolën e Messit

Mediat në Britani kanë raportuar se janë katër skuadra që mund ta paguajnë gjatë verës klauzolën e largimit të Lionel Messit, e cila vlen 700 milionë euro.

E ardhmja e Messit në Camp Nou ishte në dyshim gjatë vitit të kaluar, pasi ylli argjentinas dhe Barcelona nuk po arrinin marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë, kah fundi i vitit palët arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, aty ku u vendos edhe një klauzolë largimi.

Klauzola e largimit të Messit u vendos në shifrën e 700 milionë eurove për të larguar skuadrat e interesuara për të.

Por, mediat raportojnë se edhe përkundër dëshirës së dy palëve që Messi të pensionohet  në Camp Nou, janë disa skuadra që mund ta paguajnë klauzolën e tij.

Sipas mediumit Sky Sports, janë katër skuadra që mund ta paguajnë klauzolën e largimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Sky Sports raporton se tri skuadrat e para vijnë nga Liga Premier dhe janë të njohur për shpenzime të mëdha: Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Këta tre gjigantë anglezë pritet të kenë konkurrencë të fortë edhe nga skuadra e katërt e cila është ajo e sheikëve, Paris Saint-Germain.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:51

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE