Vetëvendosje do të bëjë padi për kryeministrin dhe ministrat

Vetëvendosje do të bëjë padi për kryeministrin dhe ministrat

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave, po shihet si precedent i rrezikshëm nga deputetë dhe profesorë të së drejtës kushtetuese.

Kjo për faktin se ua mundëson edhe Qeverive tjera që të marrin vendime të tilla për ngritje të pagave në mënyrë arbitrare kur të duan dhe sa të duan.

Pavarësisht kësaj Lëvizja Vetëvendosje do të ushtrojë kallëzim penal për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Gjykata Kushtetuese dje ka marr vendim me anë të së cilit është konstatuar se Qeveria nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës me vendimin për rritjen e pagave.

“ Vendimi i Qeverisë së Republikës se Kosovës nr. 20/14, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet 3 (Barazia para Ligjit), 4 (Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit), 7 (Vlerat), 65 [Kompetencat e Kuvendit], 92 (Parimet e Përgjithshme) dhe 93 (Kompetencat e Qeverisë) të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit të Kushtetueses, Qeveria ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e vendimit për rritje të pagave dhe që nga sot ata do t’i marrin pagat ashtu siq kishte vendosur kryeministri Haradinaj.

Haradinaj tha sot  se pagat do të nivelizohen me Ligjin e ri për Pagat, ani pse edhe vendimi i Qeverisë për ngritje të pagave është për nivelizimin e pagave.

Derisa, ka thënë se me këtë vendim nuk përfitojnë pushtetarët, por prokurorët dhe gjyqtarët.

Këtë vendim të Kushtetueses, sigurisht se nuk e kanë pritur mirë ata që edhe e kanë dërguar këtë rast në Gjykatë.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu paralajmëron se pas vendimit të Kushtetueses do të bëjnë kallëzim penal për kryeministrin dhe ministrat të cilët e kanë votuar vendimin për rritje pagash.

 

Madje deputetja Albulena Haxhiu, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka quajtur absurd dhe të padrejtë.

Ajo theksoi se është informuar që ka pasur presione të shumta nga njerëz të kësaj Qeverie mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë vendim në favor të saj.

E profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress, se vendimi i Kushtetueses lë shumë për të dëshiruar.

Në mbledhjen e 22 dhjetorit të vitit të kaluar Qeveria mori vendim që t’u rritet paga kabinetit qeveritar.

Paga e kryeministrit – 2950 euro

Paga e zëvendëskryeministrit – 2500  euro

Ministri- 2000 euro

Zëvendësministri -1150 euro.

Përveç këtyre paga u është rritur edhe komplet stafit qeveritar, këshilltarëve, shoferëve, etj. /KosovaPress/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 22:12

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE