Vetura “Golf” aksidenton 54-vjeçarin nga Vrapçishti

Vetura “Golf” aksidenton 54-vjeçarin nga Vrapçishti

Në rrugën lokale në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, dje rreth orës 13 e 25 minuta, vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21- vjeçari B.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin 54-vjeçar G.R. nga fshati Vrapçisht, transmeton Gostivari Sot 

“Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtë veturë është dërguar në Spitalin e
përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar”, njoftuan nga Policia.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policor në Gostivar. GS 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 12:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA