Veturat me jastëkë të jashtëm arrijnë më 2021

Veturat me jastëkë të jashtëm arrijnë më 2021

Prodhuesi gjerman i komponentëve të automobilave ZF njoftoi në fillim të vitit se kishte ndërtuar jastëkë të sofistikuar jashtë ndarjes së pasagjerëve të automjetit dhe që, siç thuhet, tashmë është gati të paraqitet në treg.

Kompania ka punuar për më shumë se një dekadë për të zhvilluar një sistem të ri të jastëkëve me ajër, të cilët i paraqiti në simpoziumin Airbag 2018, mbajtur në Mannheim në nëntor të vitit të kaluar.

Vetëm në Gjermani, rreth 700 njerëz në vit vdesin në aksidente. ZF beson se futja e jastëkëve me ajër të jashtme do të shpëtojë shumë jetë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndjeshëm të lëndimeve të pasagjerëve.

Sipas tyre, ky lloj jastëku me ajër pakëson penetrimin e një automjeti në tjetrin deri në 30%.

ZF ka njoftuar më parë se jastëkët me ajër mund të gjenden në modelet e prodhimit që nga viti 2021.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 23:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.