Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë

Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë

Vezët e peshkut janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe rekomandohen fort për të zgjidhur problemin shqetësues të mungesës së kësaj vitamine.

Sipas të dhënave kjo vitaminë e mrekullueshme ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve imunitare dhe formimin e qelizave të dëmshme.

Në diagnostifikimin e sëmundjeve, mjekët po përfshijnë edhe analizat e sasisë së vitaminës D për të cilën ka nevojë pacienti.

Ndaj ata po e  rekomandojnë gjithnjë më shumë.

Përveç suplementëve që gjenden sa hap e mbyll sytë, vitaminën D mund ta merrni nga burime natyrale.

Këto të fundit janë shumë të shëndetshme.

I tillë është rasti i vezëve të peshkut, një ushqim rëndësia e të cilit ka dalë në pah shumë kohë më parë.

Një analizë e Fondacionit Weston A.Price shpjegon se një lugë gjelle me vezë peshku në formë pluhuri përmban 17,000 njësi të vitaminës D.

Në të njëjtën sasi gjenden vitamin A, K2, zinku, Jodi dhe acidet yndyrore omega-3.

Ku Mund Të Gjeni Vezët e Peshkut ?

Vezët e peshkut mund t’i blini në shumë dyqane peshku.

Në këto të fundit, vezët janë të pastruara dhe gati për gatim ose pjekje.

Në ndalesën tuaj të rradhës, kërkoni për vezë të freskëta që të merrni më të mirën prej tyre.

Shumë njerëz i injorojnë këto thesare, pa qenë në dijeni për vlerat e mrekullueshme që ato mbartin.

Dashamirësit e këtij ushqimi i konsumojnë edhe në mëngjes disa herë në javë.

Mjafton edhe gjysëm luge çaji në ditë për të marrë shumë ushqyes të dobishëm.

Shija është e mrekullueshme, por duhet të mësoheni me të.

Nëse nuk i keni provuar më parë, niseni me sasi të vogla, deri sa të zbuloni shijen e pashoqe.

Vezët e peshkut mund t’i kaurdisni me vaj ulliri për dy ose tre minuta.

Ato mund t’i lyeni me miell dhe t’i gatuani njësoj si peshqit. /AgroWeb.org

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 23:03

Publicitet


Moti sot
23°
23°
Tue
20°
Wed
19°
Thu
22°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE