(VIDEO) MICKOSKI: A ËSHTË ZAEV NDIHMËS NË ZHVATJEN E PARAVE?

(VIDEO) MICKOSKI: A ËSHTË ZAEV NDIHMËS NË ZHVATJEN E PARAVE?

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski i kërkon përgjigje prokurores Villma Ruskovska nëse deklarata e Orce Kamçevit në prokuroi që u publikua dje nga disa media online, është e vërtetë. Mickoski kërkon edhe përgjigje nëse Zaevi vërtetë i ka informuar aktorët e “Zhvatjes” se po i ndjek prokuroria dhe se Kamçevi i ka denoncuar. A është Zaevi ndihmës në “Zhvatjen” apo është porositës, pyet lideri i VMRO-së.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Ruskovska të përgjigjet nëse informatat që bazohen në raportin që e publikuan mediat janë të vërteta? Nëse janë të vërteta, a është i vërtetë pohimi se Zaevi ka informuar dhe paralajmëruar të akuzuarit e “Zhvatjes” për denoncimin në Prokurori? A është Zaevi ndihmës në “Zhvatjen” dhe a është kjo diçka që po na dërgon drejt kokës së oktapodit, inspiruesit dhe porositësit. Të mos harrojmë edhe pyetjen se ku ka përfunduar çanta me një milion euro. Vallë dikush beson se Janeva e cila ka kryer punën kryesore në rastin “Zhvatja”, në të cilin kanë tentuar të marrin 8 milion euro, ka përfunduar me mobilje prej pesë mijë eurosh”

Mickoski kritikoi edhe paralajmërimet e funksionarëve të LSDM-sëpërfshirë këtu edhe kryeministrin Zoran Zaev për padi ndaj gazetarëve që kanë publikuar raportin që doli nga prokuroria, dhe që përmendën emrin e tij në lidhje me “Zhvatjen”.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Në vend se të kemi luftë kundër krimit, shohim se si Qeveria merret me padi kundër gazetarëve dhe mediave, ndërsa Maqedonia vazhdon të fundoset. Derisa Friki, Kiki, Sheki po aktrojnë të ofenduar nga e vërteta, ndërsa të afërm të tyre paralajmërojnë arrestin, vetëm sa për të vërtetuar edhe njëherë se oktapodi kriminal është lëkundur dhe duhet të mbrohet disi, pyetjet e vërteta mbeten pa përgjigje”

Mickoski vlerëson se pushteti i Zoran Zaev është duke shkuar kah fundi ndërsa siguron se nëse partia e tij vjen në pushtet, politikanët do tu shërbejnë qytetarëve ndërsa ata që e kanë shkelur ligjin do të dalin para drejtësisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 16:38

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...