(VIDEO) MOT JOSTABIL, SHI DHE BUBULLIMA PRITET GJATË DITËVE NË VAZHDIM

(VIDEO) MOT JOSTABIL, SHI DHE BUBULLIMA PRITET GJATË DITËVE NË VAZHDIM

Java do të nisë me mot jo stabil dhe reshje të kohë paskohshme shiu. Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, me fillim nga e hëna dhe ditët në vazhdim pritet të ketë reshje të shiut dhe vetëtima. Reshje më të rënda të shiut pritet të ketë ditën e hënë. Kurse nesër dhe kah mesi i javës do  të ketë edhe erë të përforcuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë nga 25 deri 35 gradë celsius. Kurse, në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Destabilizimi i kushteve klimatike fillon nga orët e pasdites së sotme, me çka shoqërohet me reshje shiu sidomos në pjesën veriore të vendit. UV indexi do të jetë 9.

Gjatë periudhës së ardhshme temperaturat do të ulen ndërsa në fund të javës moti pritet të jetë më stabil dhe me më ngrohtë.

Me rritjen e temperaturave dhe kalimit të tyre mbi 38 gradë, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh doli me disa rekomandime për qytetarët si shmangje nga dielli në orët e mesdites, konsumim i lëngjeve, kontroll i vazhueshëm mjeksor për personat me sëmundje kronike dhe rekomandime të tjera të ngjajshme.

Por edhe Instituti Kombëtar ka dalë me disa rekomandime për masa mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë celsius, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike. Ndër tjera përmenden, përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial, anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës dhe kur personat e moshuar dalin jashtë shtëpisë apo banesës ku jetojnë, ata duhet detyrimisht të bartëin me vete të dhënat elementare.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 23, 2019 16:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA