VIDEO REPORTAZH | Salla Shabani, mjeshtër i instrumenteve muzikore

VIDEO REPORTAZH | Salla Shabani, mjeshtër i instrumenteve muzikore

Salla Shabani është një emër i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm. Shabani pos që merret me prodhimin e instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e këtyre instrumenteve. 

“Deri në vitin 1968 vazhdova me prodhimin e veglave folklorike. Në vitin 1968 migrova në Gjermani si mjeshtër i diplomuar (murator), por hobin për muzikën folklorike nuk e ndërpreva. Në mërgim shpika fyell me kokë të gërnetës. Pas disa viteve zbulova fyell anësh që interpreton nga dy anët me dy akorde. Deri në vitin 1976 punova në Gjermani përpos punës si murator kohën e lirë merresha me prodhimin e instrumenteve folklorike burimore. Në vitin 1976 u ktheva në vendlindje vazhdova me prodhimin e instrumenteve folklorike, dashuria për muzikën folklorike nuk u ndal edhe pas kthimit nga mërgimi vazhdova me shpikje të reja”, shprehet Shabani në raportazhin për Agjencinë e Lajmeve Flaka.

Në 1977, thotë ai, shpika kavall me shtojca me pesë funksione, në vitin 1978 erdhi zbulim tjetër kavall interpreton nga dy anët kavall gajde të njëjtin akord, në vitin 1979 zbulova kavallin fyell bilbil me të njëjtin akord, në 1980 arrita zbulim tjetër kavall bilbil për fillestar, kavall dy zëra me tre akorde, në 1981 bëra kavall me shtojca  që interpreton nga dy anët me tetë funksione.

Krijimtaria e tij nuk njihte fund. Deri në vitin 1992 vazhdoi me riprodhimin e këtyre instrumenteve folklorike dhe po këtë vit shpiku katër lloj të kavalleve të lakuar në maj, arsyeja për shkak të akordit të ulët.

“Bastum me dy funksione që interpreton nga dy anët e shpika në vitin 1994 pas dy viteve shpika bastum me katër funksione që interpreton nga dy anët, ndërsa në 1998 prodhova kavall me një notë më tepër me pjesë të gërnetës. Deri në vitin 2012 vazhdova me riprodhimin e instrumenteve folklorike burimore, në vitin 2012 zbulova çifteli temperim me gjashtë funksione”, vijon ai.

Si prodhues i të gjithave instrumenteve airofome si dhe ata me tela, çifteli të zakonshme, çifteli temperim, sharki prim, karadizen, kavalle të gjitha llojet, fyell anësh, fyell bilbil, fyell me dy zëra, okarina, zurle, zumare me dy zëra, gajde, rakeza, gëreza e shumë lloje të tjera instrumentesh airofome. Të gjitha këta instrumente i prodhon Salla Shabani. Për më tepër, ndiqni video reportazhin e përgatitur nga produksioni i Agjencisë së Lajmeve Flaka.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 5, 2017 22:32

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE