(VIDEO) Zaev: Vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në ndërtimin e një BE-je më të fuqishme

(VIDEO) Zaev: Vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në ndërtimin e një BE-je më të fuqishme

Tani është koha të njihet momenti që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në ndërtimin e një BE-je më të fuqishme, porositi Zoran Zaev sot në Sofje ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare  “Demokracia që dorëzon: Zhbllokimi i potencialeve të Ballkanit Perëndimor dhjetë vite më vonë”.

Në Konferencën, në të cilën Zaev ishte i thirrur nga Fondacioni Konrad Adenaur dhe organizatat think-thenk Qendra për Studime për Demokraci dhe Fondi Evropian për Ballkanin, përkujtoi se qytetarët në Maqedoni kanë rrëzuar një regjim autoritar me stilolaps në zgjedhje dhe me vullnet vendimtar për kthimin e demokracisë.

“Arritëm ta bëjmë këtë që çdoherë synojnë ta bëjnë shumë vende  mbarë botën, por rrallë ka sukses”, theksoi kryeministri Zaev, duke shtuar se tejkalimi i krizës ka qenë vetëm gjysma e tregimit.

Ai shtoi se është krijuar sistem i sundimit të mirë që bazohet në katër shtylla, ndërsa u përqendrua edhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore me shtetet e rajonit.

“Sollëm frymë të re në marrëdhëniet me fqinjët. Hapëm dialog për zgjidhjen e problemeve. Ndërtojmë ura për bashkëpunim mbi bazë të besimit dhe respektit të ndërsjellë, dhe vazhdimisht insistojmë të realizohet fitore-fitore për të gjitha çështjet dypalëshe”, theksoi Zaev,  duke shtuar se në atë frymë realizohen edhe bisedimet me Greqinë rreth kontestit me emrin dhe se janë në fazë shumë përparimtare.

Zaev e afirmoi qëndrimin se Maqedonia nuk ka alternativë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO dhe se ambicia e shtetit është ftesë për hyrje në NATO dhe fillimin e negociatave për qasje me BE-në në vitin 2018.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 16:30
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...