VIP-i i Kroacisë, Talat Selmani për vizitë në vendlindje. Video intervistë për FLAKA

VIP-i i Kroacisë, Talat Selmani për vizitë në vendlindje. Video intervistë për FLAKA

Nuk ekziston gripi. 82 vjet dhe kurrë nuk ka qenë i sëmurë, kurrë nuk ka shkuar tek mjeku. Ky është Talat Selmani nga Gostivari i cili u popullarizua në shtetet e ish Jugosllavisë, me teorinë e tij mbi gripin, shëndetin dhe jetën, shkruan Flaka. 

“Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka. Bëj palestër, kështu pensionisti i ashtuquajtur Toni nga Kroacia e që në fakt është Talati nga Reçani i Gostivarit, iu përgjigj kamerave televizive për pyetjen nëse ekziston gripi.

Me përgjigjen e tij, u bë popullar në rrjetet e ndryshme sociale.

Pavarësisht se ishte i punësuar në Telekomin kroat, ai punonte par-time edhe si model. Me publikun ai ndau disa këshilla të cilat ai vetë i zbaton, për një jetë të shëndetshme dhe vitale.

Në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Selmani tregon që mëngjesin ai fillon me ushtrime. Lahet me ujë të ftohtë, dhe pastaj shkon në punët gjatë ditës. Çdo ditë ai rreth tre orë bën ushtrime fizike, kalon shumë kohë në natyrë, por gjithashtu mediton. Ushqehet me çdo gjë që dëshiron, por është i kujdesshëm dhe i matur. Në vitet e fundit ai nuk ka ngrënë mish, kurrë nuk ka pirë cigare, dhe çdo mëngjes pinë nga një gotë të vogël me raki.

Ka lindur në vitin 1937 në fshatin Reçan të Gostivarit. Në Zagreb shpërngulet n ëvitin 1960 ku edhe martohet me një grua turke nga Shkupi, me të cilën edhe sot e kësaj dite jetojnë në harmoni dhe kanë krijuar një familje të shëndoshë.

Ka punuar në  Postën e Kroacisë si montazher , por një periudhë edhe si shitës i frutave dhe perimeve, shkruan Flaka

Që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar ka pasur angazhmane së bashku me bashkëshorten e tij si manekin në reklama të kompanive të ndryshme kroate, ndërsa disa prej këtyre reklamave janë emituar edhe në Televizionin e Shkupit.

Në prononcimin ekskluziv për FLAKA, gjatë qëndrimit të tij në vendlindje, Selmani zbuloi se gjyshi i tij, i cili u kujdes për të pas vdekjes së prindërve të tij, vdiq në moshën 102 vjeçare.

“Ai vdiq për një ditë dhe kështu edhe unë dua të shkoj”, pohon Toni i cili thotë se është nga Shqipëria duke e llogaritur fshatin e lindjes (Reçanin) si territor i shtetit shqiptar.

Falë karizmës, inteligjencës dhe shpirtit humorsitik, shumë shpejtë ka arritur të integrohet në komunitet, andaj edhe lidhjet e tija me gurbatqarët e trevës së Pollogut kanë qenë shumë të dobëta.

Ndërkaq vëllau i tij Feti Selmani, i lindur në vitin 1944, poashtu në Reçan të Gostivarit, ka jetur në Dubrovnik dhe është marrë me shkencë.

Si professor universitar, ekspert i citopatologjisë, ka merita të veçanta në studimet për luftënkundër kancerit, për çka sheti kroat i ka ndarë Çmimin përVepër jetësore. Ka vdekur në prill të vitit 2018 në Dubrovnik në moshën 74 vjeçare.

Për më tepër ndiqni VIDEO reportazhin e realizuar nga ekipi i Agjencisë së Lajmeve FLAKA. 

https://youtu.be/rFtOCFsd2QQ

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 19, 2019 22:35
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.