Viti shkollor, 80 për qind e familjeve mezi përballojnë shpenzimet

Viti shkollor, 80 për qind e familjeve mezi përballojnë shpenzimet

Tetëdhjetë për qind e familjeve që kanë nxënës shpenzojnë nga 3,000 deri në 6,000 denarë për fillimin e vitit shkollor. Gjysma e familjeve këto shpenzime i mbulojnë me pagën e fundit ndërkaq 1/3 e familjeve shpenzimet i mbulojnë me ndihmën e gjyshërve apo marrin kredi bankare. Për 80% të familjeve këto shpenzime rëndojnë ndjeshëm buxhetin familjar. 34% e tyre mezi se mbulojnë harxhimet mujore për shkak të shpenzimeve për fillimin e vitit shkollor. Kështu flasin të dhënat e organizatës “Finance Think”.

Këto të dhëna nuk janë për tu habitur duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë në Maqedoni marrin pagë mesatare dhe fillimi i shtatorit apo i vitit shkollor është rëndesë për ta. Vlen të përmendet se investimet të cilat janë në Arsim derisa i analizojmë si përqindje e bruto prodhimit vendor ata zvogëlohen edhe pse në eksportin total janë në rritje. 2:05 Ajo që shteti nuk investon në mjete mësimore dhe materiale shtesë mësimore për nxënësit ajo bie në kurriz të prindërve – deklaroi Blagica Petrevska, drejtore ekzekutive e “Finance Think”.

Anketa është realizuar në mënyrë elektronike dhe në të kanë marrë pjesë 800 qytetarë.

Vjollca Aliti

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 3, 2018 15:28

REKLAMA

Maqedoni
13°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE