Vjedhja në Hallk Bank në Gostivar, plaçkitësi merr një milion denarë dhe lagohet me veturë | VIDEO

Vjedhja në Hallk Bank në Gostivar, plaçkitësi merr një milion denarë dhe lagohet me veturë | VIDEO

Filiali i “Hallkbanka” në Gostivar që ndodhet në rrugën “Goce Dellçev” ka rënë pre e grabitjes këtë mesditë. Ka qenë një person që është futur në bankë rreth orës 12, i maskuar dhe i armatosur. Autori ka shfrytëzuar kohën e faljes së namazit xhumës, kur shumica e popullatës ndodhet në xhami, ndërsa jashtë bankës një person tjetër e ka pritur me veturë”, njofton Flaka 

Plaçkitësi,sipas informacioneve nga Policia e Gostivarit, ka arritur që nga njëri sportel, duke e kërcënuar të punësuarin, të marrë mbi 16 mijë euro dhe të ikë nga banka.

“Person i panjohur deri më tani, me maskë në kokë dhe me pistoletë në dorë është futur në objektin e “Hallkbanka”, që ndodhet në afërsi të Qendrës për Kultur në Gostivar, dhe duke iu kërcënuar njërit nga të punësuarit ka kërkuar dhe ka marrë rreth një milionë denarë. Me shumën e parave të marra, me shpejtësi e ka lëshuar objektin dhe është futur në një veturë e cila e ka pritur jashta, ku ka qenë edhe një person tjetër dhe janë larguar në drejtim të panjohur. SPB-Tetovë merr masa për identifikim të autorëve pjesmarrës në palçkitje dhe zbardhjen e plotë të rastit”, tha zëdhënësi Josifoski për Flaka, duke nënvizuar se këto janë informatat e para nga terreni  që ka siguruar policia, e cila menjëherë pas denoncimit të rastit, kishte rrethuar objektin e bankës, e cila ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë qytetin dhe më gjërë për të gjetur plaçkitësit. Flaka

Grabitet në mes të ditës filiali i “Hallkbanka”

Plaçkitësi merr një milion denarë dhe lagohet me veturëGrabitet në mes të ditës filiali i “Hallkbanka”, në Gostivar

Posted by FLAKA on Friday, March 2, 2018

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 2, 2018 14:16

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE