Vjedhjet, shqetësim serioz për banorët e kryeqendrës

Vjedhjet, shqetësim serioz për banorët e kryeqendrës

Banorët e Shkupit dhe komunave për rreth shprehen të shqetësuar nga vjedhjet të cilat sipas tyre kohëve të fundit janë shpeshtuar dukshëm. Cak i vjedhësve mbeten shtëpitë, banesat, veturat dhe uikend shtëpizat. Banorët e anketuar nga Alsat kërkojnë nga organet kompetente masa adekuate për parandalimin e kësaj dukurie e cila kohëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme.

“Në përgjithësi ka. Kur njerëzit janë nëpër pushime dhe e dinë që nuk janë në shtëpi. Ka raste edhe të vjedhjeve të veturave sidomos gjatë mbrëmjes sepse, parkingjet nuk janë të hapura prandaj, ka më shumë vjedhje me veturat”.

“Ka vjedhje, në përgjithësi ka, vidhen biçikletat para dyerve dhe gjithçka tjetër që mund të merret vidhet”.

“Ka vjedhje, si jo. Jo vetëm këtu, ka gjithkah. Tek shtëpitë ndodhin më shpesh. Gjatë mbrëmjes ndodhin zakonisht, apo kur njerëzit pushojnë gjatë vikendeve. Por edhe gjatë verës”.

Kryetari i Komunës Qendër Sashka Bogdanoviq shprehet i vetëdijshëm që kohëve të fundit kjo problematikë është bërë mjaft aktuale prandaj kanë ndërmarrë aksion për vendosjen e fletushkave me informata rreth asaj se si qytetarët duhet të mbrohen nga këto raste.

Komuna Qendër në bashkëpunim me SPB-në e Shkupit zhvillojmë aksionin në të cilin I informojmë qytetarët për çka duhet të kenë kujdes.Projekti ka të bëj me marrjen e masave për parandalimin dhe vënien në shërbim të informatave rreth asaj që duhen të kenë kujdes më shumë me qëllim rritjen e sigurisë në vendet ku jetojnë. Sot jemi në lagjen Kapishtec të Komunës Qendër ku në periudhën e fundit kanë ndodhur vepra të ndryshme –  u shpreh Sasha Bogdanovic, Kryetar i Komunës Qendër.

Nga Ministria e punëve të brendshme njoftojnë se në periudhën janar- shkurt 2018 në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2009 vepra penale vjedhje e rëndë dhe janë denoncuar 569 kryerës të veprave penale. Objekti i vjedhjes kanë qenë 401 banesa, 358 automjete dhe 52 shtëpi uikendi.

/Alsat-M/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 13, 2018 20:10

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE