Vjen laptopi i parë me mbushje pa tela

Laptopi i kompanisë Dell, Latitude 7285 është pajisja e parë e këtij lloji në botë, e cila mbështet mbushjen pa tela.

Pajisja ishte paralajmëruar në janar. Bëhet fjalë për laptopin 2-in-1, i cili përdorë sistemin operativ Windows 10, ndërsa shitja e tij përfundimisht edhe ka filluar, transmeton KosovaPress.

Çmimi i laptopit është 1.200 dollarë. Ai ka procesor Intel Core i5-TY54, 8 GB RAM dhe 128 GB memorie SSD.  Laptopi ka ekran 12.3 inç me rezolucion 2880×1920 piksel, me prekje, dhe posedon kamerë me sistemin Windows Hello, i cili mundëson njohjen e fytyrës.

Mbushja pa tela është e ngjashme me atë që shfrytëzon telefoni i mençur Samsung Galaxy S8.

Në kuadër të çmimit prej 1.200 dollarë nuk hyn tastiera me mbushje pa tela dhe as pjesa për mbushje, të cilat kushtojnë 380 dhe 200 dollarë, që do të thotë se blerësi për mbushjen teknologjike pa tela duhet të ndajë 580 dollarë.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 14, 2017 22:43

REKLAMA

REKLAMA