Vjenë, takimi i kryeministrave të rajonit, Han: bashkëpunoni, BE nuk do të importojë jostabilitet

Vjenë, takimi i kryeministrave të rajonit, Han: bashkëpunoni, BE nuk do të importojë jostabilitet

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, por fillimisht duhet të zgjidhin problemet dypalëshe dhe të forcojnë bashkëpunimin.

BE nuk dëshiron të importojë pasiguri në union. Gjithsesi, shtetet nuk do të pranohen në bllok, por do të vlerësohen veç e veç dhe procesi i anëtarësimit do të rrjedh sipas meritave.

Në drejtim të bashkëpunimit rajonal, BE thekson rëndësinë e vazhdimit të nismës për formimin e rajonit ekonomik si hap i parë i integrimit në tregun e përbashkët evropian.

Këto ishin mesazhet që iu përcollën kryeministrave të rajonit në takimin në Vjenë, të thirrur nga kancelari austriak, Sebastin Kurc, në margjina të kryesimit austriak me BE-në.

“Austria është partner i fuqishëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi lidhje të fuqishme historike, ekonomike, politike dhe kulturore. Konsiderojmë se BE do të jetë e plotë kur edhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e BE-së. I mbështesim vendet në rrugën drejt BE-së dhe kemi fokus special për rajonin, gjatë kryesimit tonë me unionin”,- tha kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

“Dua të rikujtojë se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane e rajonit dhe të theksoj se kjo është perspektiva e të gjashtë shteteve. Procesi i eurointegrimit bazohet në merita dhe sipas të gjitha gjasave nuk do t’i bashkëngjiten BE-së njëkohësisht. Por me rëndësi është që të ketë perspektivë për të gjashtë shtetet pasi, o do të eksportojmë stabilitet dhe prosperitet për të gjitha gjashtë vendet ose do të importojmë pasiguri. Prandaj jemi të vendosur që t’i kemi të gjashtë shtetet në familjen evropiane”,- u shpreh komisioneri për zgjerim, Johanes Han.

Maqedonia ka avancuar në drejtim të zgjidhjes së kontesteve dypalëshe dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, në përgjithësi. Anëtarësimi në BE, pritet të përmirësojë standardin jetësor në përgjithësi, tha zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.

“Nënshkruam marrëveshje për miqësi me Bulgarinë dhe disi kemi tejkaluar kontestin shumëvjeçar me Greqinë. Tani jemi në fazën finale të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Mendoj se do t’i miratojmë të gjitha amendamentet kushtetuese deri në fund të janarit”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.

Për shkak të zhvillimeve politike dhe angazhimeve të tij në vend, ftesës së kancelarit Kurtz, nuk ka mundur t’i përgjigjet vetë kryeministri, Zoran Zaev. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 19, 2018 19:27

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.