Vjosa Osmani: 7 tetori Kosovën e gjen në rrugë të re

Vjosa Osmani: 7 tetori Kosovën e gjen në rrugë të re

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosova do të gjendet në një rrugë të re, pasi është e bindur se do ta marrë timonin e drejtimit të Qeverisë së Kosovës.

Osmani sot në takimin e mbajtur me strukturat e Forumit të Gruas të subjektit që përfaqëson, deklaroi se tani është koha që gratë të sjellin paqen në Ballkan dhe për ata që dyshojnë në lidershipin e saj, tha se harrojnë që ka pëballë, Kryetaren e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, Doris Pack.

”E nderuara Doris Pack dhe të nderuara gra, faleminderit për besimin tuaj ndaj presidentit Ibrahim Rugova, faleminderit për ngritjen e gjeneratave të reja dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”.

”Jam jashtëzakonisht e lumtur që ndodhem sot këtu, për të marrë energji, inspirim nga secila prej jush. Për rrugën që kemi nisur bashkë në emër të çdo njërës nga ju dhe të gjitha atyre zonjave, nënave në Kosovë që iu është realizuar një pjesë e ëndrrës së tyre që gruaja kosovare ta udhëheq shtetin më të ri në Europë, Kosovën tonë”, njofton Klan Kosova.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA