VMRO-DPMNE: Funksionarët shkollojnë fëmijët me paratë tona; LSDM: Iku koha kur VMRO hapte vende pune për fëmijët

VMRO-DPMNE: Funksionarët shkollojnë fëmijët me paratë tona; LSDM: Iku koha kur VMRO hapte vende pune për fëmijët

VMRO- DPMNE ka akuzuar Qeverin Zaev për nepotizëm dhe punësim të personave të afërt. MInistri I jashtëm Dimitrov, refuzoi punësimin e dy kuadrove të rinj të shkolluar jashtë vendit, por që nuk ishin të afërt me pustetin e si të tillë nuk gjetën punë.

Në shënjestër ka qenë edhe vetë vajza e minitrit Dimitrov e cila nga qeveria ka përfituar mjete në vlerë prej 40 mij euro, për studim jashtë vendit.

“Qeveria Zaev i ndau bursë vajzës së Nikolla Dimitrovit për të studiuar jasht vendit. Vajza e kryetares së shtetit të Kroacisë mund që të studion me vetfinansim, por jo dhe vajza e Dimitrovit e cila duhet që të finansohet me paratë tona. Ministria që drejton babai i saj ka refuzuar dy kuadro të rinj mjaft të kualifikuar që kaë magjistruar dhe doktoruar në vende të zhvilluara. Kush është fajtori i ikjes së të rinjëve. Në vendin tone, në Qeverin e Zaevit, ka vend vetëm për fëmijët e funksionarëve të LSDM-së”, u shpreh kryetar i forumit rinor nga VMRO-DPMNE, Jovan Jauleski.

Por nga LSDM, thonë se koha e nepotizmit ka ikur me ikjen e VMROS-së në opozitë dhe se tani cdo qytetar I ka mundësit e barabarta.

“Në 11 vite qeverisje, VMRO ka qenë e fokusuar në punësimin e fmiljarëve dhe të afrëmve të tyre, në vende pune të rezervuara për ta. Kur VMRO flet për këtë temë, duhet të drejtohet te Hristijan Mickovski dhe bashkëpuntorët e tij të afërt, që janë shembulli klasik I nepotizmit. Derisa familjarët e tyre nuk largohen nga vendet e punës , VMRO nuk ka fytyrë që të flas para qytetarëve në këtë temë”, thonë nga LSDM duke përkujtuar se Antikorrupsioni ka vërtetuar dhjetra raste ku me dirktiva të VMRO-së janë hapur vende pune speciale për familjar të tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:02
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.