VMRO – DPMNE me çdo kusht kërkon “kokën” e Katica Janevës

VMRO – DPMNE me çdo kusht kërkon “kokën” e Katica Janevës

“Talat Xhaferi duhet me urgjencë, për sot, të thirr seancë në Kuvend për shkarkimin e Katica Janevës, që Këshilli i Prokurorëve publik të kenë kohë që të marrin vendimin final”, ka shkruar në rrjetin Twitter deputeti nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, transmeton Flaka  

Paraprakisht, Milloshovski nga VMRO – DPMNE pohoi që: Zaev ka paralajmëruar se dhjetë ditë e ndajnë Katica Janevën nga burgu i Shutkës dhe do të transferohet në burgim shtëpiak.

“Si ka mundësi që kryeministri i di paraprakisht vendimet e gjyqit para se të njejtët të shqiptohen” – ka pyetur Milloshovski duke shprehur qëndrim pas takimit të liderëve”, tha ai.

Milloshovski udhëzoi se qeveria fillimisht është pajtuar që opozita të propozon shefin e ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, mirëpo kur u është kërkuar që rasti “Reket” ti kalojë Prokurorisë, bisedimet dështuan.

“ËShtë i qartë bashkëpunimi mes qeverisë, prokurorisë, gjykatave dhe Katica Janevës. Qeveria do të bëjë që rasti “Reket” mos të bie në duart e prokurorëve të pavarur” – ka theksuar Milloshovski. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 12:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.