VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë regjistrimin siç e ofron qeveria

VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë regjistrimin siç e ofron qeveria

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski theksoi se regjistrimi që propozon LSDM-ja është që të bëhet në formën siç ishte propozuar, por VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë atë sepse ai përmban shumë parregullsi që nuk përkojnë me pikëpamjet dhe kërkesat e VMRO-DPMNE-së dhe se i njejti duhet të shtyhet, përcjell FLAKA.

“Ne si VMRO-DPMNE kemi rreth 28 ndërhyrje në lidhje me zhvillimin e modelit të regjistrimit që i paraqiten ekipit që negociohet deri te LSDM-ja në lidhje me regjistrimin. Nga 28 ndërhyrjet e paraqitura, tre ose pesë u pranuan si më pak thelbësore, dhe shumica e kërkesave thelbësore ose ndërhyrjeve u refuzuan”, tha Mickoski osnte në intervistë për Tv 24.

Mickoski shtoi se sipas të gjitha rekomandimeve të Eurostat rekomandohet që regjistrimi të bëhet në vitin e parë të dekadës së re, dhe jo siç praktikohet në vendin tonë në fund të dekadës.

Ditë më parë, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski thotë se zvarritja e miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë në Kuvend do të ndikojë në shkeljen e afateve për realizimin e procesit i cili është paraparë të bëhet nga 1-21 prilli i vitit 2020, por jo edhe dështimin e tij. Ndërkaq, buxheti i propozuar prej 8.5 milion eurove ka filluar të shpenzohet me përcaktimin e regjistruesve në terren, të cilët bënë regjistrimin provë në disa komuna gjatë muajit qershor.

“Shpresojmë që do të kemi Ligj për Regjistrimin e Popullsisë së shpejti. Diçka që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo në interes të cilësdo parti politike në vend. Shpresojmë që deputetët do të gjejnë kompromis dhe kohë të merren me këtë çështje që ligji të sillet sa më parë. Nuk mund të ketë dështim të procesit, por mund të ketë vetëm shtyrje të regjistrimit të popullsisë. Këtë e kemi të domosdoshme dhe patjetër se duhet të bëjmë regjistrimin e popullsisë”, tha Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Propozim- ligji për regjistrimin e popullsisë ka ngecur në procedurë parlamentare. Në Komisionin për Çështje Evropiane seanca e 10 qershorit që ishte paraparë për këtë çështje, u shty në afat të pacaktuar.

“Seanca e fundit e Komisionit u shty në afat të pacaktuar. Përderisa nuk harmonizojnë qëndrimet partia e LSDM-së dhe VMRO-së nuk do të ketë kuptim përcaktimi i ndonjë seance, apo futja në rend të ditës pika për çështje e Ligjit të regjistrimit të popullsisë”, tha para katë ditësh Artan Grubi, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Regjistrimi aktual legjitim daton nga viti 2002, ndërsa në vitin 2011 regjistrimi i popullsisë dështoi pesë ditë para përmbylljes së procesit, me dorëheqjen kolektive nga komisioni i regjistrimit për shkak të mosmarrëveshjeve për metodologjinë e regjistrimit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 22:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA