VMRO – DPMNE nuk përfill reagimet e PPE-së

VMRO – DPMNE nuk përfill reagimet e PPE-së

Pavarësisht shqetësimeve të deputetëve nga Partia Popullore Evropiane ku bën pjesë edhe VMRO DPMNE-ja  dhe Partisë Demokristiane të kancelares gjermane Merkel lidhur me qasjen e deritanishme destrkutive të partisë së Mickovskit ndaj Marrëveshjes për emrin, partia opozitare mbron qëndrimin kundër marrëveshjes dhe ndryshimeve kushtetuese. Të pyetur për apelin e Partive Popullore Europiane, nga VMRO thonë se respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.

“VMRO DPMNE i jep vlerë vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendumin e fundit, që është tregues i qartë se Marrëveshja është hedhur poshtë. Për këtë u shprehën mbi 1 200 000 qytetarë që votuan kundër ose zgjodhën të abstenojnë. Qeveria, Kuvendi dhe secili deputet tani kanë obligim demokratik ta respektojnë këtë vullnet. VMRO DPMNE është parti popullore, mbetet me popullin dhe e respekton vullnetin e saj”

Jove Kekenovski nga Fraksioni Demokratik i VMRO DPMNE-së vlerëson se shqetësimi i Partive Popullore Europiane mund të ndikojë në zhvillimet brenda VMRO-së.

Ekziston mundësia të përjashtohet nga unioni i partive evropiane popullore. Megjithatë unë këtë e shoh vetëm si një lloj kërcënimi, sepse një pjesë e madhe e partive politike në këtë union që e kanë të qartë se vendimi i qytetarëve duhet të respektohet, do ta mbështesin vendimin e VMRO DPMNE-së. Mendoj se me kalimin e kohës kërcënimet ndikojnë. Veçmë u paraqitën deputetë me qëndrime të tyre që nuk korrespondojnë me qëndrimin e udhëheqësisë. Kjo do të ishte edhe një goditje për partinë, që të ndahet” – theksoi Jove Kekenovski, Fraksioni Demokratik i VMRO DPMNE-së.

Deputetët e VMRO DPMNE-së edhe në seancën e komisionit për çështje kushtetuese kundërshtuan marrëveshjen për emrin, duke paralajmëruar se mazhoranca nuk do t’i sigurojë numrat e nevojshëm të deputetëve për të miratuar ndryshimet kushtetuese të parapara në Marrëveshjen e Prespës

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 11, 2018 15:28
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE