VMRO-DPMNE pas Helsinkit – Situatë e mirë ose shqetësuese?

VMRO-DPMNE pas Helsinkit – Situatë e mirë ose shqetësuese?

Takimi i Partisë Popullore Evropiane në Helsinki ka sjellë mosmarrëveshje të reja në VMRO-DPMNE pasi udheheqja e tanishme dhe anëtarët e përjashtuar veç e veç kanë udhëtuar atje. Nga politikanët evropianë, megjithatë, ata morën mesazhe se nuk duhet të ketë dhunë dhe se demokracia e brendshme partiake është e nevojshme, përcjell FLAKA.

VMRO-DPMNE funksionon shkëlqyeshëm tha kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, ditën pas samitit të Partisë Popullore Europiane të mbajtur në Helsinki. Petar Bogojeski, i cili poashtu me të tjerëtt të përjashtuar nga partia ishin në samit, kundrejtë kreut të partisë, u kthye në Shkup me përshtypjen se situata në VMRO-DPMNE është shqetësuese.

Të dy, për REL kanë thënë se tani janë në gjendje të ulen dhe të diskutojnë situatën në parti.
“Unë vërtetë nuk mak problem personal dhe frustrim personal për asnjë personalitet në Republikën e Maqedonisë dhe gjithçka që është në interes të Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE jam absolutisht i gatshëm të ulem të flasë dhe të sjellim zgjidhje më të mirë e cila do të ndihmojë RM më shpejtë të bëhet anëatre e BE-së”, thottë Mickoski.

U takuam shumë shkurt në Helsinki, thotë Bogojeski, i cili pret të ulet dhe të flasë në Shkup.

“Është normale që pres që të gjithë të shqetësohen dhe të kërkojnë një zgjidhje për VMRO-DPMNE më të mirë, më demokratike dhe më moderne”, tha Bogojeski.

Por për situatën, të dy kanë një perceptim krejt tjetër. Mickoski pohon se në kongres Maqedonia u përfaqësua nga një delegacion zyrtar, katër anëtarët e të cilëve kishin të drejtën e votës dhe në kongres, siç tha ai, kishte mysafirë, studentë, persona zyrtarë dhe jozyrtarë të ndryshëm.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, deputetja Emilija Aleksandrova dhe Bogojeski u takuan me disa zyrtarë evropianë, dhe mbrëmë ata patën një takim me presidentin aktual të Partisë Popullore Evropiane Joseph Dol. Nga vende të tjera, si Serbia apo Sllovenia, ka disa parti që janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane, thotë Miskovski për vërejtjen por pranon se, anëtarët e përjashtuar kishin takime të larta.

Pajtohem me deklaratën e Dol që nuk duhet të ketë dhunë, thotë Mickoski, duke komentuar mesazhin e politikanit evropian. Ai gjithashtu deklaroi se “të gjithë anëtarët e Partisë Popullore Evropiane duhet të zbatojnë plotësisht demokracinë brenda partisë, të respektojnë të drejtën për mendimin e tyre dhe të mbrojnë vlerat dhe parimet tona, duke përfshirë një angazhim të fortë pro-evropian”.

Meqenëse është kongres partiak, zakonisht partitë simotra ishin më të interesuara për ngjarjet në VMRO-DPMNE, thotë Bogojeki.

“Shqetësimet janë edhe më të mëdha, sidomos pas ngjarjeve të muajit të kaluar-dy dhe kjo sjellje e rezolutave, ngacmimeve, përjashtimit nga partia, fyerje ndaj familjeve të individëve nga partia etj. Pjesa e dytë janë politikat krejtësisht të gabuara që VMRO-DPMNE ka izoluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe ky ziolim shihet edhhe këtu në Helsinki “, thotë Bogojeski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 20:55

REKLAMA

Maqedoni
13°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE