VMRO I PËRGJIGJET LSDM-SË: FUSHATA PËR REFERENDUMIN NUK DO TA FSHEH KRIMIN DHE KORRUPSIONIN E QEVERISË

VMRO I PËRGJIGJET LSDM-SË: FUSHATA PËR REFERENDUMIN NUK DO TA FSHEH KRIMIN DHE KORRUPSIONIN E QEVERISË

Por në vend se të përgjigjet lidhur me referendumin, partia opozitare VMRO DPMNE e kritikon ashpër LSDM-në për të cilën thonë se nuk ka ide, vetëm lëshon kumtesat e njëjta me thirrje për tu deklaruar për referendumin. VMRO DPMNE e quajti fushatën e LSDM-së për referendumin, boshe dhe të bezdisshme pasi që përsëriten gjërat e njëjta për disa ditë me radhë. VMRO DPMNE i tha partisë kundërshtare se asnjë fushatë nuk do ta fshehë krimin dhe korrupsionin e kreut të Qeverisë e cila nuk është as afër BE-së e as afër NATO-së. VMRO DPMNE-ja e siguroi LSDM-në se me asgjë nuk do ta defokusojë opinionin nga aferat e përditshme të funksionarëve të partisë që po e keqpërdorin pushtetit maksimalisht .
“Jemi të bindur që gjysmë ore pas kësaj kumtese, LSDM-ja do të lëshojë kumtesën e njëjtë të kopjuar, sterile dhe pa ide, në të cilën përsëriten tezat e tyre. E kjo është edhe një provë më shumë për letargjinë në partinë e tyrë. Jo që ne mund ta shohim ardhmërinë, por ky qëndrim mbështetet në përvojën tonë të disa javëve me radhë, ku LSDM-ja si një pllakë e prishur gramafoni, i përsërit tezat e njëjta, të mangëta për referendumin. Ku manipulon dhe i bën thirrje VMRO-së që të deklarohet për referendumin”, iu përgjigj VMRO-ja partisë në pushtet.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 19, 2018 11:34
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...