Volkswagen shet 10 mijë vetura të reja elektrike për 24 orë

Volkswagen shet 10 mijë vetura të reja elektrike për 24 orë

Volkswagen tregon që ka shitur më shumë se 10 mijë vetura të reja elektrike ID.3 në vetëm 24 orë.

Gjigandi automobilistik ka treguar të mërkurën se vetura e re do kushtojë më pak se 30 mijë euro.

VW ID.3 e dizajnuar si një Golf do lansohet këtë shtator zyrtarisht në Frankfurt Motor Show. Ajo e ka marrë emirn pasi që VolksWagen e sheh modelin si evolucionin e tretë në historinë ë firmës, pas Golfit dhe Beetle.

Prodhuesi gjerman i makinave ka filluar të pranojë porosi të hershme për ID.3 të mërkurën, duke kërkuar një deposit prej 1 mijë eurove.

Klientët që e porositin më herët makinën mund të i marrin ato menjëherë pas shfaqjes në Frankfurt. Porositë filluan të vijnë në prill, dhe nëse dikush ndërron mendojn mund të i kthehen të gjitha paratë.

Shefi i shitjeve të Volkswagen, Jurgen Stackmann than ë rrjetin social Twitter se më shumë se 10 mijë rregjistrime kanë arritur prej europës disa orë pas lansimit të modelit.

Numrat janë më të vegjël se ato të modelit 3 të Tesla në vitin 2016. Firma e Elon Musk mendohet se morri 276 mijë porosi në vetëm dy ditë.

“Nga pamja e jashtme. ID.3 do të jetë i madh sa një Golf. Në interior, do ketë hapësiren e një makine mesatare.”, tha Stacksman.

VW planifikon të shesë tre versione të ID.3 me 45kËh, 58kËh, 77kËh dhe me gamë deri në 200, 261 dhe 342 milje.

Firma gjermane tha që bateria e veturës së re do zgjasë deri në tetë vjetë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 23:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.