Volumi i muzikës, gjoba për pronarët e lokaleve

Volumi i muzikës, gjoba për pronarët e lokaleve

Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (10-shkurt) rrethë orës 01.00, kanë kryer kontroll të zhurmës në dy objekte hotelerike, me lokacion në rrugën ,,Dimo Gavroski,, në Tetovë, pronë e 42 vjeçarit D.Z. nga fshati Falisht dhe 41-vjeçarit A.A. nga Tetova. Gjatë kontrollit, me anë të fonometrit, janë matur 10, gjegjësishtë 20 decibel, muzikë më e zhurmshme nga maksimalja e lejuar, dhe pronarëve të këtyre dy objekteve, do tju pregaditen gjoba adekuate, në pajtushmëri me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 11, 2019 13:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.