Votimi i gazetarëve nga Mongolia, Kirgistani e Somalia për Topin e Artë

Votimi i gazetarëve nga Mongolia, Kirgistani e Somalia për Topin e Artë

Luka Modric është shpallur fitues i Topit të Artë nga France Football për vitin 2018.

Mesfushori kroat për të arritur këtë sukses, mori votat e pjesës dërrmuese të gazetarëve sportiv nga gjithë bota.

Pas zbulimit të votave, janë parë disa vendime të çuditshme të disa gazetarëve votues, shkruan lajmi.net.

Bishkek Taras Hlypenko nga Kirgistani befasoi të gjithë, kur votat e tij i dha për portierin e Real Madrid, Thibaut Courtois, duke bërë belgut të preferuarin e tij para Ronaldos, Messit dhe Modric.

Për t’u befasuar janë edhe votat e Albert Stanislas nga Republika Qendrore e Afrikës, që numrin më të madh të votave ia dha Karim Benzemas, që sezonin e kaluar e mbylli me pesë gola.

Chultem Otgonbaater nga Mongolia, vendosi që numrin më të madh të votave t’ia jap Mbappe, për të vazhduar me Hazard, Kante, Kane dhe De Bruyne.

Në fund, nuk bënë të kalohen edhe votat e Abdliaziz Godah nga Somalia, që më së shumti vota i dha Luis Suarez, për të vazhduar me Eden Hazard, Paul Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 4, 2018 19:52

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE