Vrasësi i gazetarit Khashoggi mësoi likuidimet nga Gaddafi

Vrasësi i gazetarit Khashoggi mësoi likuidimet nga Gaddafi

Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll zgjoi kujtime të shëmtuara në kohën e vrasjes dhe zhdukjes së disidentëve libianë, të cilët dikur kishin jetuar në frikën e krahut të zgjatur të Gaddafit, shërbimet e tij famëkeqe të sigurisë.

Gaddafi ishte i njohur për dërgimin e agjentëve të fshehtë në llogari të “tradhtarëve” dhe “qenve” siç i quante, dhe që kërkuan strehim nga regjimi i tij në vende të huaja. Asgjë nuk ishte më e mirë për ata që do të guxonin të ktheheshin në Libi.

Middle East Eye shkruan se, pas vrasjes së Khashoggi, shumë nga komuniteti libian tërhoqën paralele midis likuidimit të Gaddafit dhe princit saudit Mohammed bin Salman, i cili dyshohet se qëndron pas një vrasjeje brutale.

Ish-zëvendësi i Gaddafit, Abdel Salam Jallud në vitin 1980 u përpoq të justifikonte të ashtuquajturën ” politika e qenve, siç e quanin politikën e vrasjes së disidentëve dhe për median italiane, tha: “Shumë prej atyre që kanë ikur jashtë vendit kanë sjellë gjëra që i përkasin popullit libian dhe tani pasuria e tyre e fituar në mënyrë të paligjshme siguron një opozitë të udhëhequr nga Anwar el Sadat, imperialistët botërorë dhe Izraeli”.

Po atë vit, disa vrasje në tentativë të disidentëve libianë ndodhën në Londër, e cila ishte atëherë strehë e tyre e sigurt dhe qendra e veprimtarive disidente kundër Gaddafit. Në prill, një gazetar i BBC, Mohammed Ramadan, u qëllua për vdekje para xhamisë pranë Regent Park dhe një avokat i quajtur Mahmoud Nafi në qendër të Londrës u qëllua në kokë.

MI5, agjencia britanike e inteligjencës, grumbulloi një sasi të konsiderueshme të provave se ambasada libiane në Londër po synonte disidentët në Britani të Madhe dhe gjeti se ambasada ishte nën kritika të forta të Tripolit, pasi nuk po gjuanin protestuesit libianë të mbledhur përpara ndërtesës së saj. Anëtarët e Parlamentit britanik i bënë thirrje qeverisë së tyre që të mbyllin ambasadën libiane, dhe njëri prej tyre madje tha se ishte një çerdhe e kriminelëve.

Në tetor 1980, MI5 mori informacionin se ambasada kishte një sasi të caktuar të helmit që donin të vrisnin disidentë në Britani të Madhe. I pari ishte Farj Shaban Ghesoud dhe bashkëshortja e tij, shtetasja britanike Heather Clare, të cilës në aeroplan i dhanë kikirikë që më vonë doli të përmbanin talium. Të dy ata i mbijetuan sulmit, por fëmijët e tyre ishin të sëmurë rëndë.

Po atë vit, të paktën katër kundërshtarë të Gaddafit u vranë në Romë. Në mars, biznesmeni Mohamed Salem Rtemi u gjet i vdekur, një muaj më vonë një biznesmen tjetër, Abdul Jalil Arif u qëllua në kafene dhe dy disidentë të tjerë, Abdullah Mohamed el Kazmi dhe Mohamed Foud Buohjar u gjetën të vdekur. Një mesazh me nënshkrimin “Këshilli Revolucionar Libian nga Roma” u gjet në trupin e Buohjar.

Në Gjermaninë Perëndimore, një libian u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Omran el-Mehdawi, një ish-oficer i ambasadës libiane, i cili u vra në një qendër tregtare në Bon në maj të vitit 1980. Dy vjet më vonë, dy studentë libianë thanë se ishin torturuar dhe kërcënuar me vdekje, ndërsa ishin duke qëndruar në ambasadën libiane brenda natës.

“Bërtitnim, por shumicën e kohës na mbanin me kokë në ujë”, tregon El-Hadj el-Gariani, njëri nga studentët.

Dora e Gaddafit preku disidentët edhe përtej Atlantikut. Në tetor të vitit 1980, Faisal Zagallai, një student libian në Universitetin Kolorado u qëllua dhe u plagos në shtëpinë e tij, ndërsa sulmin e kreu një ish-anëtar i Beretave të Gjelbra, që pretendonin se punonte për CIA. Prokurorët thanë se ai ishte punësuar një ish-agjent i CIA-s dhe se vrasja ishte autorizuar nga qeveria libiane.

Vrasjet vazhduan në vitet e ardhshme. Një ministër i Jashtëm libian i vitit 1993, Mansour Kikhia, i cili u arratis në Amerikë më 1980 pasi u kritikua për sundimin e Gaddafit, u rrëmbye në një hotel në Kajro më 1993.

Vrasjet e të dyshuarve vazhduan pas vitit 2000, veçanërisht pas sulmit në Nju Jork më 11 shtator, pasi Gaddafi ishte afruar me fuqitë perëndimore që filluan ta përjetonin atë si një aleat në këmbim të braktisjes së armëve të shkatërrimit në masë. Ky pakt i ka mundësuar atij që të vazhdojë me frikësimin e disidentëve në botë. Kështu në vitin 2004, në Abu Dabi, themeluesi i Frontit Kombëtar për Çlirimin e Libisë, Ali Abuzeid u ther për vdekje në dyqanin e tij. Besohet se Gaddafi direkt kishte urdhëruar vrasjen e tij.

Shërbimet sekrete botërore filluan të bashkëpunojnë me Gaddafin, duke rrëmbyer disidentët. Skandali u zbulua pasi Gaddafi u vra në vitin 2011. Britanikët kapën Abdel Hakim Belhya, ish-komandant ushtarak i ushtrisë libiane dhe gruan e tij Fatima, në vitin 2004 në Hong Kong. Ata u dërguan në Libi ku u torturuan, dhe në fillim të këtij viti, qeveria britanike kërkoi falje për çiftin e martuar dhe pagoi një dëmshpërblim prej tre milionë dollarësh.

Edhe disidenti Sami al-Saadi u rrëmbye gjithashtu në Hong Kong dhe u dërgua në Tripoli, ku u torturua në burg.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2018 19:58

REKLAMA

Maqedoni
12°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE