Vret veten djali i Tina Turner, ende asnjë reagim nga këngëtarja e famshme

Vret veten djali i Tina Turner, ende asnjë reagim nga këngëtarja e famshme

Djali i Tina Turner, Craig Raymond, është gjendur i vrarë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e tij në Studio City të Kalifornisë. Sipas mediave ndërkombëtare, Raymond dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, por arsyet mbeten ende të paqarta. Siç shkruan TMZ, transmeton Class autoritetet e gjetën pa shenja jete kur arritën në shtëpinë e tij në Studio City, CA, pak pas mesditës dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar edhe nga Mjekësia Ligjore e Departamentit të Qarkut të Los Angeles.

Ndërkohë që policia vijon hetimet, thuhet se nga këngëtarja e famshme, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, nuk ka ende asnjë deklaratë. Vetëm pak orë para fundit tragjik të të birit, 78-vjeçarja mori pjesë në shfaqjen e Giorgio Armani në Javën e Modës, Haute Couture, në Paris.

Craig u adoptua nga bashkëshorti i saj, Ike Turner, pas martesës së tyre në vitin 1962. Ai ishte djali i parë i lindur nga Tina, kur këngëtarja ishte vetëm 18 vjeç, para se të martohej me Ike Turner. Babai i tij biologjik ishte një saksofonist, Raymond Hill, i cili ishte pjesë e grupit “Kings of Rhythm”. Pasi Tina u martua me Ike, ai e adoptoi Craig dhe e rriti si djalin e tij. Craig punoi si specialist i pasurive të paluajtshme dhe ishte pjesë e disa organizatave, duke përfshirë Organizatën Kombëtare të Realtors dhe Shoqatën “Realtors”, në Kaliforni.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 5, 2018 09:01
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
14°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...