Vuçiç e dëgjoi fjalimin shqip në parlament

Vuçiç e dëgjoi fjalimin shqip në parlament

Ismet Sylejmani

Inaugurimi i Presidentit të një vendi në rrethana normale do të duhej të ishte ngjarje vetëm e atij vendi dhe lajm për mjetet e informimit dhe informacione të domosdoshme të ambasadorëve dhe konsujve për vendet e tyre!

Por seanca plenare e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut e datës 12 Maj 2019 në Shkup, për inaugurimin e Presidentit të posazgjedhur Stevo Pendarovski është ngjarje që i tejkalon kufijtë normal të një inaugurimi shtetëror e kombëtar, pasi aty në një eveniment ka shumë permasë ndikimi, sepse është rast për histori dhe memorie njerëzore, shtërore e politike kombëtare e ndërkombëtare!

Presidenti Pendarovski pas fitores që arriti për të qenë Presidenti i parë konsensual dhe i pari i Maqedonisë së Veriut pas ndryshimit të emrit, e i 5-ti pas shkatrrimit të ish-Jugosllavisë dhe ndryshimit të emrit të FYROM, ai po bëhet edhe Presidenti i parë që në inaugurimin presidencial e dëgjon ai dhe i gjithë opinioni brenda e jashtë, se si Kryetari i Parlamentit të Maqedinisë se Veriut, shqiptari legjendar Talat Xhaferi mban fjalimin historik në gjuhën shqipe!

Në këtë ngjarje të madhe historike në Maqedoninë e Veriut, kishte shumë personalitete që morrën pjesë, që ishin të detyruar të merrnin pjesë dhe nga ata që me padurim e prisnin dhe ishin të lumtur që merrnin pjesë!

Ndër ata që ishin të detyruar të merrnin pjesë ishin Presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç!

I pari ishte i detyruar patjetër të kryente detyren shtetërore që i kërkohej me kushtetutë dhe ligj dhe i dyti ishte i detyruar të merrte pjesë për shkaqe historike, sepse në të kaluarën Maqedonia kishte qenë poligoni antishqiptar, ku ish-Jugosllavia përkatësisht Serbia kishte bërë investime e projekte të mëdha në dëm të popullit shqiptar dhe çështjes së tij!

Politika shfarosëse e krajlëve serb, elaboratet e shfarosjes të qubrilloviqëve, pashiqëve, karagjorgjeviqëve dhe nediqëve, mbretërve, presidentëve dhe kryeministrave të ndryshëm famëkqinjë, kriminel e gjakpirës të zinjë si katrani, kishin bërë të gjitha vprimet e lejuara dhe të palejuara, njerëzore dhe antinjerëzore, për të zhbërë çdo gjë shqiptare në Ballkan dhe për ta realizuar praktiken dhe ëndrrën shekullore të pashallarëve turq, për ta pastruar Europen nga shqiptarët për inatë të faktit të madh, pasi shqiptarët u bënë pengesë e pakalueshme për marshim të osmanllinjëve në drejtim të zemrës e qendrës së katolicizmit të Europës, së paku shqiptarët të asimiloheshin!

Populli shqiptar pasardhës i denjë i kryeheronjëve e kryeudhëheqësve të lavdishëm të Atdheut e të Kombit tonë, në shekullin modern të njerëzimit, konkretisht më 12 Maj 2019, shënoi njërën nga fitoret e mëdha të tij, pasi e detyroi të bien në gjunj çdo armik e kundërshtarë të tij, duke e nxjerrë me madhështi e heroizëm në podium, njërin prej bijëve të mëdhenj të tij, ish -Komandantin e Brugadës së UÇK-së, ish-Ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin i cili në seancën inauguruese të Presidentit Pendarovski mbajti fjalimin shqip, ashtu sikur e njeh ligji, ligj i cili u arrit falë gjakut të derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve, falë luftës shekullore të përfunduar me ëmblemën e shenjtë dhe të shtrenjtë të UÇK-së dhe falë udheheqjes titanike të Udhëheqësit të madh të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Njëri prej pjesmarrësve të drejtëpërdrejtë ne cilësinë e të ftuarit të seancës inauguruese të presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut ishte edhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq!

Ky antishqiptar i madh e i përbetuar, ky armik i deklaruar i Kosovës, ky pasardhes i denjë i të gjitha figurave antishqiptare në përgjithësi dhe i atyre kundër Kosovës e Viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, historikisht ishte i dënuar të shihte dhe të dëgjonte se si në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, populli shqiptarë është bërë zot i fateve të veta, dhe se përfaqesuesi e biri i madh i kombit tonë, Talat Xhaferi, në cilësinë e Kryetarit të Parlamentit drejtonte seancën solemne inauguruese të Presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit në gjuhën shqipe, të kësaj gjuhe hyjnore e cila vendlindjen e sajë e ka në Maqedoninë e Veriut, atje në Manastirin e lashtë!

Shihte qudine shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut!

Dëgjonte në panik shpirtërorë e moral, se si gjëmonte shqipja fitimtare e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Shihte e dëgjonte pasardhësi i kriminelit e xhelatit Milosheviq, Sheshel e Arkan, se si është demokratizuar nga fryma e madhe euroatlantike Maqedonia e Veriut!

E dinte Presidenti i Sebisë se në sallen e parlamentit i ulur ishte deputeti i popullit shqiptar, Udhëheqesi i madh e i lavdishëm, ilegali i famshëm e njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ali Ahmeti!

Aty në sallën e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ishte Udhëheqësi Ali Ahmeti me shokët e bashkpunëtorët e Tij, deputetët besnik e të panënshtruar të popullit shqiptar!

Kjo është politika e madhe shqiptare, kjo është strategjia e madhe e suksesit e kombit tonë, kjo është fitorja e arrirë e shekujve që qindra dhe mijëra shqiptarë të gjeneratave të ndryshme dhanë për Atdheun!

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq duhet ti bindë jo vetëm sytë e veshët e Tij, por edhe mendjen e zemren, se pa shqiptarët dhe kundër shqiptarëve Serbia, gjithmonë do jetë e trazuar, do të jetë me probleme, do të jete në kudhrën e goditjeve të miqve e partnerëve tanë të mëdhenjë ndërkombëtarë!

Sa më shpejtë që ta kuptojë se duhet jo vetem të kërkojë falje e të kompensojë dëmet e mëdha të luftës që ia ka shkaktuar Serbia popullit shqiptar në Kosovë, do të jetë fillimi i stabilizimit e normalizimit të realitetit të ri në Kosovë e Ballkan!

Duhet të bindet sepse duhet ta ketë të qartë, ashtu sikur i kanë ushtuar veshët nga fjalimi në gjuhën shqipe i Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ushtimë, rrëmuje e piskamë do ta ketë kudo, derisa ta njohë e pranojë ndërkombëtarisht realitetin e ri me Kosovën e lirë e sovrane, të pavaruar e përgjithmonë jashtë kufinjëve politik të Serbisë!

Prishtinë, më 13 Maj 2019!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 22:52
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.