Vuçiqi e shtyn edhe për disa javë paraqitjen e propozimit për Kosovën

Vuçiqi e shtyn edhe për disa javë paraqitjen e propozimit për Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar për „Bloomberg” se marrëveshja me Prishtinën, të cilën kjo agjenci e quan si pengesën më të madhe në rrugën e anëtarësimit ë Serbisë në Bashkimin Europian, nuk do të arrihet menjëherë pasi që të dy palët mbeten në pozicione të largëta gjë që e detyron atë në shtyrjen për disa javë të paraqitjes së propozimit për Kosovën, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që ka transmetuar tanjug nga agjencia Bloomberg, Vuçiq ka thënë se duhet edhe më shumë kohë që fuqitë e mëdha, përfshirë BE-në dhe SHBA-në mënyrë që ta bindin Kosovën të pranojë për dhënie koncesionesh në mënyrë që ai qytetarëve të Serbisë t’ua paraqesë marrëveshjen pa ndjenjën e poshtërimit.

“Më mirë të pritet. Nuk ka më afate. Megjithatë kam menduar se jemi më afër zgjidhjes se sa që jemi”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse keni konflikt të ngrirë, dikush do ta shkrijë. Dhe ky do të jetë fundi i jetës normale për të gjithë rajonin. Duhet të kuptojmë se kur bën gabime të tmerrshme politike, për to e paguan çmimin. Por, njëkohësisht, të gjithë të tjerët duhet të mësojnë se nuk mund ta poshtërosh një popull”, ka përfunduar ai.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 25, 2018 22:46

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed