Vulin për “Dnevnik”: Shqipëri e madhe nënkupton luftë në Ballkan

Vulin për “Dnevnik”: Shqipëri e madhe nënkupton luftë në Ballkan

Pas kryeministrit të Shqiprisë Edi Rama, dje edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hapur u kërcënuan se do të ketë bashkim të Shqiprisë dhe Kosovës, e siç gazeta maqedonase thotë “Shqipëri e madhe” do të bëhet realitet, nëse Brukseli nuk e vazhdon procesin integrues edhe për Kosovën, transmeton FLAKA.

“Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët nga rajoni do të jetojnë në një shtet të vetëm që të vazhdohet më tej me integrimin në familjen europiane”, deklaroi Thaçi.

Thuajse të njejtën gjë e deklaroi edhe Rama duke i përçuar mesazh Brukselit se nëse zhbëhet perspektiva europiane për Ballkanin Perendimor, mund të vijë deri në bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

Në ndërkohë nga BE nuk ka dënim të kërëcënimeve zyrtare të Kosovës, si edhe me ato paraprakisht për Ramën, shkruan “Dnevnik”, por në fakt, kjo gazetë nuk e tregon të vërtetën, sepse Brukseli reagoi në lidhje me deklaratën e Ramës.

Me revolt dhe dënim për mesazhet e Kosovës dhe Shqipërisë ka reaguar Beogradi zyrtarë. Ministri për punë, punësim, çështje lufte dhe sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin, për “Dnevnik” thotë se ajo që Brukseli nuk i dënon këto deklarata dhe nuk reagon, parktikisht nënkupton se lejon të ndodhë luftë ballkanike, e cila është e vetmja rrugë që të realizohet projekti për “Shqipërinë e madhe”.

“Kjo nënkupton të realizohet vetëm përmes luftës ballkanike, Brukseli këtë duhet ta dijë nëse nuk ka ndër mend ta dënojë planin e Tiranës dhe Prishtinës, duhet t’ua bëj me dije se kjo sjellje do të dënohet. Në të kundërtën do të jetë përgjegjës  për të gjitha ndodhit në të ardhmen”, ka deklaruar Vulin për “Dnevnik”. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Prill 20, 2017 22:20

REKLAMA

REKLAMA