WhatsApp më në fund shton një veçori më se të nevojshme

WhatsApp më në fund shton një veçori më se të nevojshme

Një përditësim i ri i WhatsApp po mundësohet për përdoruesit, që mund të shpëtojë gabime të panumërta dhe të turpshme.

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë aktualisht ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

Kurdoherë që një mesazh i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të lehtë për të dërguar një imazh rastësisht tek personi i gabuar.

Tipari i ri e bën më të qartë se cilët përdorues po dërgojnë fotografi, duke shfaqur emrin e kontaktit nën foto profili.

Vetëm përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Android – duke përfshirë Samsung, Huawei dhe pronarët e smartphone Sony – do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë përditësimin, pasi përdoruesit e iPhone tashmë kanë funksionin e përfshirë në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS.

Përdoruesit e WhatsApp janë ende duke pritur për dy nga përditësimet më të mëdha në historinë e aplikacioneve të mesazheve, të cilat pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

E para është një bashkim me shërbimet e tjera të mesazheve të ofruara nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram dhe Messenger.

Ndërkohë, përditësimi i dytë përfshin inkorporimin e kriptovalutës së Facebook-ut, të emërtuar ‘Libra’, që do ua lejojë përdoruesve të aplikacionit në pronësi të Facebook të kryejnë pagesa përmes aplikacionit, me një të shtypur të butonit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 25, 2019 22:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA