Xhaferi: Çdo deputet vendos vetë në Parlament dhe nuk ka presione

Xhaferi: Çdo deputet vendos vetë në Parlament dhe nuk ka presione

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, kundërshton fuqishëm të dhënat e paraqitura nga udhëheqësi i “Maqedonisë së Bashkuar”, Janko Baçev, se përfaqësuesit e ambasadës amerikane, me urdhër të ambasadorit amerikan Jess Bailey, mbajnë tre ligjvënës të mbyllur në Kuvend, përcjell FLAKA.

“Ne informojmë publikun se kjo është një dezinformatë klasik, për të dëmtuar reputacionin e Kuvendit dhe procesin e integrimit në BE dhe NATO të Republikës së Maqedonisë. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, çdo deputet vendos vetë, sipas bindjes së tij dhe nuk ka, as do të ketë presione mbi përfaqësuesit e popullit dhe lëvizja e tyre është e lirë. Sesioni i 75-të i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u zhvillua sipas rendit të caktuar si çdo seancë tjetër”, thonë nga shërbimi për shtyp i Parlamentit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 22:19

ARKIVI I LAJMEVE