Xhaferi: Detyra jonë është ta zhvillojmë diplomacinë parlamentare

Xhaferi: Detyra jonë është ta zhvillojmë diplomacinë parlamentare

Përmes diplomacisë parlamentare e përforcojmë dhe zhvillojmë demokracinë në vend,  në rajon dhe në nivel global, ka porositur sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në fjalim në Samitin e 3-të të spikerëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbahet në Varshavë, duke folur me temë “Parlamentet në politikat ndërkombëtare.

“Detyra jonë është të vazhdojmë ta çmojmë dhe zhvillojmë diplomacinë parlamentare, t’i zgjidhim të gjitha sfidat  të cilat i bart globalizimi, pa dallim nëse bëhet fjalë për çështje nga fusha e ekologjisë, krizës emigruese, krimit të organizuar dhe terrorizmit, deri në  projektet e përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore”, ka thënë Xhaferi. Xhaferi, siç kumtuan nga Kabineti i tij, ka transmetuar  përvojat e Maqedonisë dhe ka theksuar se nëse në fillim Kuvendi më shumë i ka ngjasuar një makine votuese, e cila i miraton ligjet e propozuara nga Qeveria, sot jemi një Parlament ku zhvillohen “debate të gjalla, të argumentuara”.

Siç ka thënë, përparimi më i madh është arritur në përforcimin e rolit të jashtëm të Parlamentit ndaj  pushtetit ekzekutiv dhe roli gjithnjë më i theksuar i parlamenteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, si në nivelin bilateral ashtu edhe në atë multilateral, respektivisht zhvillimi i diplomacisë parlamentare.  Sipas Xhaferit, diplomacia parlamentare për të cilën është i bindur se zhvillohet me sukses në rajon,  ka mundësuar dy punë kyçe.

“Të kuptojmë në mënyrë definitive dhe të pranojmë se vetëm nëpërmjet dialogut mund ti tejkalojmë mosmarrëveshjet bilaterale dhe antagonizmat historike, dhe në të njëjtën kohë, të  shohim se kjo është rruga e vetme që do e çojë çdo shtet veçanërisht dhe gjithë rajonin në BE dhe në NATO”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ka marrëdhënie lartë të zhvilluara me parlamentet e Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi ndërsa ajo që është më e rëndësishme është se si parlamente kemi luajtur, unë kisha thënë, rol vendimtar në tejkalimin e disa çështjeve shumëvjeçare historike të hapura. “Personalisht, shpresoj se marrëdhënie të këtilla së shpejti do të vendosim edhe me Greqinë fqinje, tani më kur është nënshkruar marrëveshja me të cilën u arrit mirëkuptim për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit të shtetit tonë”, ka thënë Xhaferi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:25
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...