Xhaferi e ripërsërit: Ligji për Gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrim të Ivanovit

Xhaferi e ripërsërit: Ligji për Gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrim të Ivanovit

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se Ligji për Gjuhët do të hyjë në fuqi, pavarësisht se Presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruajë atë, përcjell FLAKA.

“Ligji do të deklarohet pa nënshkrim nga presidenti, sepse ai hedh poshtë dhe Kushtetuta ka dispozita adekuate që u detyrojnë të gjithë bartësve të funksioneve të respektojnë Kushtetutën dhe të mos pengojnë institucionet e tjera në punë. Presidenti do të përgjigjet një ditë. Ligji do të publikohet në gazetë zyrtare me arsyetimin se presidenti nuk pranon të respektojë Kushtetutën dhe të nënshkruajë ligjin”, tha Xhaferi në një intervistë për Tv Telma.

I pyetur kur do ta dërgonte ligjin në Gazetën Zyrtare, tha shkurtë se ky është vendimi i tij. FLAKA

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 26, 2018 21:05

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
24°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE