Xhaferi: Mënyra e vetme e Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, përkrahja e referendumit

Xhaferi: Mënyra e vetme e Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s,  përkrahja e referendumit

Kuvendi i Republikë së Maqedonisë si bartës i referendumit, ka për obligim të sigurojë fushatë transparente dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim dhe paragjykime dhe mbi të gjitha respektimin e vullnetit të çdo qytetari. Këtë porosi kishte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga fillimi i fushatës së BDI-së, që nisi sonte nga Tetova për referendumin e 30 shtatorit, përcjell FLAKA.

“Republika e Maqedonisë që para 27 vitesh i vendosi në Kuvend edhe qëllimet strategjike të shtetit, dhe këto janë integrimet euro-atlantike. Është një përcaktim strategjik i cili edhe atëherë, por edhe tani gëzon mbështetje të madhe te qytetarët tanë dhe kjo është arrsyeja që çdo përfaqësues i qytetarëve që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot angazhohet pikërisht për këtë çështje. Kjo është arrsyeja pse edhe BDI që nga themelimi i vet në statutin e vet ka këtë përcaktim dhe këtë vizion. Ky përcaktim pengohej, me ardhjen e qeverisë së re, gjërat filluan të lëvizin në shirit të shpejtë dhe dalë-ngadalë gjërat filluan të zgjidhen shpejtë që më parë ishin muri pengues për arritjet strategjike të vendit tonë. Nënshkrimi i fundit i marrëveshje me Greqinë, është marrëveshje historike, marrëveshje e cila i bëri të kapshme dyertë e NATO-s dhe BE-së”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Ai shtoi se mënyra e vetme e Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, është përkrahja e referendumit dhe marrëveshjes mbi emrin me Greqinë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2018 21:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER