Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, në suaza të së cilës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan.

Xhaferi do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pagor dhe kryetarin e Qeverisë, Marjan Sharec.

Krahas kësaj, Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për Mbrojtje, Grupin e Miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Në programin për vizitën është paraparë edhe fjalim para deputetëve të Parlamentit dhe takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Frosina Tashevska – Remenski, kryetari i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 11, 2019 09:47
Loading...