Xhaferi: Seanca për interpretimin autentik më 11 dhjetor

Xhaferi: Seanca për interpretimin autentik më 11 dhjetor

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi sot do t’i dërgojë letra Qeverisë dhe Kryetares së Komisionit Ligjdhënës-juridik për kërkesën e LSDM-së për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje.
 
Kryeparlamentari Xhaferi deklaroi që me këtë do të fillojë procedura parlamentare për kërkesën për interpretimin autentik, por paralajmëroi që edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik (KLJ) edhe mendimi i Qeverisë të arrijnë tek ai në kohë sa më të shpejtë, ndërsa seancë plenare mund të caktohet vetëm pas debatit për buxhetin të Komisionit për Financa dhe Buxhet, pas 11 dhjetorit.
 
Xhaferi thotë se megjithëse ekzistojnë dilema të caktuara në lidhje me kërkesën dhe nenin 11 të Ligjit për falje, ai është i detyruar kërkesën ta përcjellë në procedurë të mëtejshme. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të thotë, veç të tjerash, çfarë do të thotë vendimi i saj i marsit të vitit 2016, në të cilën thuhet se neni, përkatësisht ndryshimet dhe plotësimet në ligj shfuqizohen.Sipas Rregullores së Kuvendit, sqaron ai, pasi ta dorëzojë interpretimin autentik deri tek KLJ dhe deri tek Qeveria, do të jetë në pritje të mendimit të Qeverisë, pas së cilit duhet të mblidhet Komisioni Ligjvënës-Juridik. Anëtarët e KLJ-së duhet ta rishikojnë kërkesën e LSDM-së dhe mendimin e Qeverisë, dhe të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Nëse e konsideron të nevojshme, KLJ mund të kërkojë gjithashtu mendimin e Komisionit për Sistem Politik si organi amë i Kuvendit i cili fillimisht vendosi të miratojë ligjin. KLJ madje mund të bëjë debat edhe nëse Qeveria nuk paraqet mendim. Nëse KJL e pranon kërkesën, ai duhet të propozojë formulim në Kuvend dhe nëse nuk e pranon, duhet të dorëzojë raport. Në të dyja rastet, kërkesa për interpretimin autentik përfundon para deputetëve.
 
Nëse ka propozim – për interpretim autentik dhe konkluzion nga KLJ, deri në fillim të seancës parlamentare për tekstin e propozuar mund të shtrohen amendamente të cilat do të shqyrtohen në seancë. Nëse KLJ e kundërshton kërkesën, ajo i dërgon raport Kuvendit, i cili ose e pranon ose e refuzon atë. Edhe nëse ka apo nuk ka ndonjë vendim të KLJ-së, Kuvendi vendosë nëse dhe çfarë interpretimi autentik do të miratohet. Në të dyja rastet nevojitet një shumicë e thjeshtë.
 
Në Kuvendin e sotëm deputetët në përgjithësi nuk kishin qëndrim zyrtar për kërkesën sepse ende nuk ka arritur deri tek ata. Disa prej tyre kanë dilema që rrjedhin nga vendimet dhe shfuqizimet e Gjykatës Kushtetuese dhe “ringjalljen” e disa qëndrimeve për falje dhe rastin me ish-presidentin Gjorge Ivanov.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 20:18

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA