Xhaferi u drejtohet Shqip mijëra maqedonasve | VIDEO

Xhaferi u drejtohet Shqip mijëra maqedonasve | VIDEO

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, u bëri thirrje të gjithëve më 30 shtator t’u dhurojmë gjeneratave pas nesh atdhe dinjitoz, atdhe i cili nuk ka problem as me historinë, as me gjeografinë, atdhe i cili është i përbashkët dhe i barabartë për të gjithë.

“Zgjidhja ime që moti është, votoj PËR Maqedoni evropiane për shtet në të cilin do të mundemi të jetojmë në mënyrë evropiane, e jo të synojmë të shkojmë në Evropë”, tha Xhaferi.

Nëse në këtë shtet të përbashkët, vazhdoi ai, që nga pavarësia, në periudha të ndryshme ka pasur çështje që na kanë ndarë apo megjithatë kemi pasur qëndrime të ndryshme, anëtarësimi  në NATO dhe BE,  jo vetëm kohezion ndërtetnik,  por edhe ndërpartiak, ndërshoqëror dhe ndërfetar për perspektivë të përbashkët.

Thellësisht  jam i bindur, theksoi Xhaferi, se ne do të jemi edhe më të lumtur pas 30 shtatorit, ndërsa ora e historisë do të trokasë edhe në vetëdijen e atyre pa ndonjë shkas racional dyshojnë t’u thonë PO proceseve eurointegruese të vendit.

Gazetari Tomisllav Kezharovski, tha se është koha të kthehemi drejt ardhmërisë, se Maqedonia duhet të shkojë përpara.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin Xhorxhtaun, Çarls Kupçan vlerëson se referendumi është një moment historik për Maqedoninë.

“Rezultat i suksesshëm do të thotë rrugë e hapur për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe përshpejtim i integrimit euroatlantik të vendit. Rezultati i suksesshëm paraqet ecje para jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin e gjerë. Maqedoninë e pret edhe shumë punë në vend si avancimi i institucioneve demokratike, përmirësim i ekonomisë, çrrënjosje e korrupsionit dhe konsolidim i zakoneve të udhëheq me pluralizimin”, thotë Kupçan.

Jam i bindur se në fund, siç shton ai, tërë rajoni do të integrohet në NATO dhe BE.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2018 09:58

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE