web
counter

Agjencia e Lajmeve

Xhihadistët nga Ballkani kthehen të zhgënjyer nga “kalifati” i ISIS-it

Xhihadistët nga Ballkani kthehen të zhgënjyer nga “kalifati” i ISIS-it

Disa xhihadistë nga Ballkani që shkuan në zonën siriane të konfliktit për të mbështetur “Shtetin Islamik” thanë për BIRN-in se ata u rikthyen në shtëpi, sepse u zhgënjyen nga brutaliteti, varfëria dhe shtypja.

Hilmiu jetoi në zonat e kontrolluara nga ISIS në Siri për 1 vit e gjysmë, së bashku me gruan dhe fëmijët.

Hilmiu, një boshnjak etnik, shkoi në Siri duke shpresuar se jeta në Kalifatin e Shtetit Islamik do të ishte një mjedis ideal fetar, por ai arriti të arratisej 16 muaj më vonë, i zhgënjyer me atë që ai kishte gjetur atje.

“Atje nuk kishte asgjë. As energji elektrike, as libra, as internet, asgjë”, tha Hilmiu për BIRN.

“Kisha rreth 400 euro kursime, të cilat u shpenzuan shpejt për ushqim. Pastaj fillova të merrja rreth 50 dollarë në muaj pasi raportoja sikur isha i sëmurë. Ime shoqe ndihmonte gratë e tjera të moshuara, kështu që ndonjëherë ajo merrte ndonjë pagesë. Po çmendesha dhe gjatë gjithë kohës mendoja si të shpëtoja familjen time dhe të largohesha që atje”, risjell në mendje ai.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Gusht 11, 2017 23:43

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
7°
3°
Sun
7°
Mon
3°
Tue
4°
Wed