Ylli i muzikës vjen plot ritëm, ky është ‘Diamanti’ i Saranda Krasniqit

Ylli i muzikës vjen plot ritëm, ky është ‘Diamanti’ i Saranda Krasniqit

Një këngë mjaft e bukur shqipe është edituar nga këngëtarja e njohur e muzikës së pastër shqipe Saranda Krasniqi të cilën e ka titulluar ‘Diamant’, ndërkohë që edhe videoklipi i këngës është realizuar jashtëzakonisht bukur me disa personazhe.

Kjo këngë dashurie me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani e orkestrim nga Arbnor Salihu dhe post produksion nga Sheki Soundq kurse regjistrimi i këngës është bërë nga Florent Boshnjaku, për dukjen e këngëtares është përkujdesur salloni Diana, e risjellë Sarandën si një divë të vërtetë të muzikës së pastër shqipe.

Edhe pse kjo verë shumë e angazhuar për të, Saranda ka gjetur kohë për finalizimin e kësaj kënge ndërsa gjatë gjithë sezonës së verës këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë të angazhuar në dasma e ahengje familjare.BS

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 10, 2019 16:24
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.