Zaev bën “kërdinë”: Pas shkarkimit të 78 kryetarëve të degëve, largon edhe nën kryetarët dhe sekretarin

Zaev bën “kërdinë”: Pas shkarkimit të 78 kryetarëve të degëve, largon edhe nën kryetarët dhe sekretarin

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Aleksandër Kiracovski është shkarkuar nga detyra partiake.

Gjithashtu edhe të gjithë nënëkryetarët partiak janë shkarkuar, mëson portali në gjuhën maqedonase 24info.

Siç raportohet për sekretar të ri të LSDM-së është propozuar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave, Lupço Nikollovski. Ai nuk do të jetë më në detyrën e ministrit.

Nënkryetarët e LSDM-së janë: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muamed Zekiri, Bllagoja Boçvarski, PetreShilegov.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 27, 2019 10:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.