Zaev dhe Mickovski mes deklaratash për kriminalitet dhe keqpërdorime

Zaev dhe Mickovski mes deklaratash për kriminalitet dhe keqpërdorime

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Hristijan Mickoski sot nga distanca kanë akuzuar njëri tjetrin për dështim të marrëveshjes për shkak të interesve dhe mbrojtes së krimit, njofton Flaka. 

Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur pres konferencë ku tha se  ndjenë keqardhje që nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike. Zaev tha se VMRO-DPMNE kanë kërkuar që lëndët e PSP-së para 30 qershorit 2017të, t’i ndërmarë Prokuroria, shef i të cilës do të vijë me propozim të partisë opozitare.

“U intereson të shpëtojnë krimin e regjimit”, tha kryeministri Zaev.

Ai u shpreh se fajtorë për mos marje eventuale të datës për fillim të negociatave, do të jetë vetëm se lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe partia e tij.

Zaev tha se e kupton reagimin e gazetarëve të cilët mbrëmë braktisën takimin pas pritjes shumë orëshe dhe informatat e shtyera për atë se kur do të ketë informata për takimin e dy liderëve, por siç tha, kanë punuar për të gjetur një zgjidhje.

Zaev komentoi dhe deklaratat e Milloshoskit në Facebook. Kryeministri tha se personalisht konsideron se hetimi për lëndën “Reket” çon drejt kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Çdo herë kam qëndruar në mënyrë principiele prapa sistemeve, prapa organizatave, prapa vlerave të krijuara në shtet. Nuk është i rëndësishëm asnjë individ. Villma Ruskoska udhëheqë lëndë serioze, për organizatorët e ngjarjeve më 27 prill, rastin “Reket” dhe shumë lëndë tjera. Nuk mund të lejoni pse i’u ka kujtuar Zaevit apo Mickoskit, të ndryshoni prokurorin që udhëheqë raste të tilla aktuale për 10 muaj nga mandati që zgjatë katër vite. Nuk mund të dërgoni mesazh se Zaev apo Mickoski frikohen që lënda të mos arrijë deri tek ta. Hetimi duhet të shkojë deri në fund. Vlerat dhe principet duhet t’i respektojmë. Personalisht mendoj se hetimi i “Reket” çon drejt Mickoskit, por ky është mendimi im personal. Unë mund të them çfarë të dua, hetimi duhet të tregojë ku çon lënda”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sa i përket prokurorëve të PSP-së, Zaev tha se të gjithë do të kthehen atje prej ku kanë ardhur, gjegjësht në Prokurorinë Publike, dhe secili prej tyre, do të mund të udhëheqë ndonjë lëndë të PSP-së.

“E ardhmja e lëndëve është e sigurtë, e ardhmja e prokurorëve është e sigurtë. Lëndët dorëzohen në Prokurorinë Publike tek prokurori shtetëror dhe ai do t’i shpërndajë. Dhjetë Prokurorët e PSP-së do të kthehen aty prej ku kanë ardhur. Secili prej tyre është potencial të udhëheqë lëndë. Zgjidhja ka për gjithçka. Ndoshta pagat nuk do të jenë aq sa i kishin deri tani por e ardhmja e tyre është e sigurtë”, tha Zaev.

Mickovski kthen përgjigje, dhe sipas tij ai (Zaev), dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë që të mos të përgjigjet për rastin “Reket”, mirëpo besoj se do ti duhet edhe për “reket2, reket3, reket,4”, ka thënë Mickovski

Plani i Zaevit është të mos arrihet marrëveshje. Ai dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë sepse kjo i duhet mos të përgjigjet mbi rastin “reket”, mirëpo frikësohem se ky kontroll do ti duhet për rastin reket2, 3, 4, … tenderët e Rashkovskit. Mos të zbulohet edhe Kiracovski e as Frosina Remenski dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në kriminalitet. Ja për çka nuk është arritur marrëveshja ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase të partisë më të madhe  VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 13:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...