Zaev: “Emri” nuk na cenon identitetin

Zaev: “Emri” nuk na cenon identitetin

Ndërsa pritet që raundi tjetër i bisedimeve për emrin kushtetues të Maqedonisë të mbahet më 3 dhe 4 maj në Selanik, kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka konfirmuar se dallimet kryesore mbeten tek përdorimi i brendshëm i emrit të ri.

 

Ai shtoi se akoma nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare në këtë kontekst, por se po shqyrtohen emrat e përbërë me përcaktues gjeografik.

 

 “Nuk është zgjidhur shtrirja e përdorimit dhe nuk është zgjidhur përfundimisht emri për përdorim ndërkombëtar. Jemi shumë afër, por duhet të konfirmohet në pjesën e identitetit dhe në pjesën e shtetësisë dhe gjuhës. Ne nuk kemi synim ta cenojmë kufirin që na kufizon dhe as të përzihemi në trashëgiminë e Greqisë. Njëkohësisht as ata në trashëgiminë tone. Kryeministri Tsipras dhe ministri Kotzias kanë mirëkuptim për identitetin.”

 

Në një takim me gazetarët, Zaev siguroi se me zgjidhjen për emrin nuk cenohet identiteti, respektivisht gjuha maqedonase dhe se nuk ka dallime as për shtetësinë. Kjo e fundit do të jetë në pajtim me emrin e ri.

 

Nga pikat më pak të rëndësishme të cilat janë zgjidhur tashmë janë: kodet dhe mos-përdorimi ekskluziv i termit “Maqedoni”.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 15, 2018 14:37

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE