Zaev kërkoi arrestimin e tij, El Cheka i përgjigjet

Zaev kërkoi arrestimin e tij, El Cheka i përgjigjet

Mbrëmë në një debat në TV Klan kryeministri Zoran Zaev ka folur për përgjimet që po publikon vazhdimisht El Cheka. Zaevi u arsyetua se përgjimet e tij nuk ishin të ngjajshme me ato që po i publikon El Cheka për krerët e BDI-së. Ai theksoi se do kërkon nga SHBA-të arrestimin e El Chekës.

“Ajo që tani po publikohet, ato që një person po i publikon nga Amerika, është dëshmi se nuk janë tërë materialet e përgjuara, që janë përgjuar gjatë asaj kohe. Kjo do të thotë se ka pasur edhe më tepër përgjime nga porositësit. Andaj ne do të kërkojmë nga Amerika arrestimin e tij, për shkak se atë që ai po e bën janë biseda private, ato nuk janë ligjore”, ka thënë Zaev për Klan Maqedoni.

Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i El Chekës nga Amerika.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai në mënyrë sarkastike e ndërlidhi situatën e tij me situtën e fundit ku u përfshi kryeministri me disa komikë dhe i tha që kur të et me Donald Tramp të sigurohet që po et me të dhe jo me ndonjë tjetër.

“Ndëgjova se Zoran Zaevi do të kërkoj nga SHBA-të arrestimin tim se po i nguci me pislliqet dhe krimet e tyre të bëra, këta të fortët e shtetit të cilët jan kok e këmb të kriminalizuar, sigurohu Zajçe kur të thirrish Trumpin të jete ai, e mos t’ju dalin përsëri ata komikët rus. Kjo është porosia e Sheqerim Ahmetit – El Chekës e shkruar në facebook, pasi që mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në Klan Maqedoni ka thënë se do të kërkohet arrestimi i tij.

Ndryshe ditë më parë u publikua video ku Kryeministri Zaev kishte komunikuar me aktorë rus duke menduar se et me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

E këtij skandali i paraprin skandali tjetër i Sekretart të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski i cili dyshohet se ka realizuar ndikime të paligjshme dhe manipulim me tender për M-NAV (navigacioni i Maqedonisë) me një kompani italiane. Qeveria e cila çdo ditë zgjohet me një skandal të ri, me çdo kusht tenton të ndal publikimin e bombave nga El Cheka ku zbulohen të vërtetat për partnerin e saj më të madh BDI-në ndërsa për publikimet e përgjimeve të veta gjithmonë gjen një arsyetim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 12:04

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA