Zaev ndërron një pjesë të ekipit të tij dhe numrin e telefonit, ja masat e ndërmarra

Zaev ndërron një pjesë të ekipit të tij dhe numrin e telefonit, ja masat e ndërmarra

Kryeministri Zoran Zaev ka ndërmarr masa speciale për sigurinë e komunikimeve dhe aspekteve të tjera të sigurisë në kabientin e fij.
Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar, është avancuar detyra e kontrollit të protokolleve dhe rregullave për caktim të takimeve dhe për zbatimin e bisedave telefonike në Kabinet, me qëllim të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve dhe mbrojtja e komunikimeve të kryetarit të Qeverisë.

>
Si pjesë të masave për siguri dhe kujdes në komunikimet digjitale dhe telefonike, në suaza të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, përfshirë edhe celularët dhe numrat e celularëve të kryeministrit dhe të një pjese të bashkëpunëtorëve të tij.

Ai i ka ndërprerë kontratën e bashkëpunimit një pjese të ekipit të tij të bashkëpunëtorëve. (INA)

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 20, 2019 18:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.